TIRANË - Çmim për solidaritetin social për vitin 2014 i është akorduar Presidentit të Calik Holding, Ahmet Calik nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli nga ministri Veliaj është organizuar në sallën e kinemasë të shtëpisë “Zyber Hallulli”. Veliaj gjatë fjalës së tij tha se shembulli i dhënë nga Calik me kontributin e vazhdueshëm social duhet të ndiqet nga të gjithë ne.

“Ajo që zotin Çalik, dhe të gjithë grupin e tyre e bën të madh, nuk është suksesi i tyre ekonomik, financiar dhe të biznesit. Ajo që i bën ata të mëdhenj në sytë e fëmijëve tanë, në sytë e atyre që janë në këtë shtëpi të fëmijës, që do të përfitojnë nga ky teatër i ri dhe fëmijëve të zonës që do të trajtojnë si një qendër komunitare. Është dashuria e madhe me të cilin është bërë kjo dhe jo sa gjërat e tjera të mëdhaja që janë të rëndësishme, por jo aq sa dashuria që bëhen këto punë. Dhe aktiviteti i sotëm dhe ky investim, është një nga shumë investimet që drejtoresha i përmendi, në të gjithë rrjetin e shtëpive të fëmijës për t’u siguruar se ne jemi të mëdhenj sepse shërbejmë me dashuri. Dhe jo se mbyllim një bilanc të suksesshëm biznesi.”- tha ministri i Erjon Veliaj.

Ahmet Calik pas falënderimeve për këtë çmim tha se ai shkon për të gjithë punonjësit e kompanive që operojnë në Shqipëri.
“Më lumturon fakti që operatori më i madh në vend ALBtelecom dhe Eagle Mobile si dhe banka BKT kanë bërë diçka shumë të mirë. Me konfirmimin tonë ata u kanë dhënë mbështetje fëmijëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë dhe jam I lumtur që në filozofinë e grupit tonë kemi kontributin për fëmijët. Ky çmim shkon për të gjithë punonjësit që e kanë dhënë kontributin e tyre social.”- tha Ahmet Çalik , president i Calik Holding
Më pas fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” kanë dhënë një koncert të vogël me këngë e recitime si shenjë falënderimi për vëmendjen që ju kushtohet.

Gjatë vitit 2014 janë rinovuar mobiliet e shtëpisë së fëmijës në Sarandë,është restauruar shtëpia e fëmijës në Vlorë, Qendra sociale e Velipojës, salla e kinemasë së Zyber Hallullit, janë dhuruar pajisje mjekësore për sektorin e shëndetësisë, është ofruar internet falas për shtëpinë e fëmijës në Shkodër, si dhe një sërë eventesh të tjera të përgjegjësisë sociale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO