Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas çmimit të fituar në Barcelonë nga ‘Sheshi Skënderbej’. Rama shprehet se ideja u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës Berisha dhe analistëve. Por sot shton kryeministri, pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, sheshi Skënderbej që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton.
Çmimi Europian i Hapësirës Publike 2017, ku mes qindra veprave publike të përzgjedhura nga gjithë qytetet e Europës dhe mes 25 finalistëve (ku Shqipëria kishte 3 finalistë, Sheshin Skënderbej, Lungomaren e Vlorës, Shëtitoren Bregdetare të Himarës) FITUESI ËSHTË SHESHI SKËNDERBEJ
Ideja fituese e Konkursit Ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2008, u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës e të analistëve të çdo kohe. Më pas u varros nën tamponin jeshil me gardh makinash nga ata që dinë vetëm të prishin. Dhe më në fund u bë realitet falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
Pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, si një përplasje shembullore mes të ardhmes e të shkuarës, mes atyre që dinë ta duan Tiranën e Shqipërinë dhe atyre që Tiranës e Shqipërisë i bënë, sa herë mundën atë që s’ia ka bërë asnjë armik a pushtues, sot Sheshi Skënderbej që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton
Faleminderit me mirënjohje të gjithëve, që nga ideatorët e projektuesit tek Bashkia e Tiranës e me radhë, inxhinierët zbatues, teknikët, punëtorët, lulishtarët e deri tek gurëprerësi i fundit, i qilimit kombëtar të gurëve të shtruar mbi HAPESIREN ME TE BUKUR PUBLIKE TE NDERTUAR NE EUROPE NE VITIN 2017 (Dhe, faleminderit patjetër, të gjithë sojeve të kundërshtarëve të projektit, të cilët ndihmuan në mënyrë të pamohueshme që koka jonë të bëhej më e fortë nga gurët e akuzave e sharjeve, balta e shpifjeve, dhuna e bllokimit e shkatërrimit taleban të një vepre kaq domethënëse për kryeqytetin e shqiptarëve, e cila do t’u mbetet brezave si simboli kuptimplotë i vizionit e dashurisë sonë për Tiranën e për Shqiërinë
Edi Rama
Sheshi “Skënderbej” mori çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua pasditen e sotme nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso. Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.
Ed Rama per Rilindjen urbane , me ndryshimin gjigant ne cdo bashki merr noten 10 me yll . Per estetiken dhe urbanistiken nuk ke konkuret . E vetmja e keqe hane PPP
PërgjigjuNë vitin e Gjergj Kastriotit, qmim shumë i mrekullueshëm !!!
PërgjigjuRESPEKTE pafund për ERJON VELINË! Kudo që ka vënë dorë ERJON VELIAJ , ndryshimi duket me rrënjë dhe vetëm për mirë .
Përgjigju