Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos një vit më parë, sot sheshi “Skënderbej” ka marrë çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.
Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.
Çmimin Evropian për hapësirë publik urban është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë.
Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët:
Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)
Për këtë sesion u dorëzuar 279 punime nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria, Republika Çeke, Sllovenia, Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5), Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).
(Kryebashkiaku Erion Veliaj në momentin e vlerësimit me çmim të sheshit 'Skënderbej')
MIRE PER FASADE PO PER FUKARENJTE CFARE PLANI KA VELIJA APO ESHTE JASHTE KONCEPTIMIT SI PARTI RRADIKALE E ED RAMES E VUTE POPULLIN NE GJUME ME HASHASH E DITEZINJ DO VIJE DITA PRAPE QE TE KERKONI VOTAT E FUKARENJEVE TE SHOHIM SA DO FITOJE PARTIJA E ED RAMES
PërgjigjuO palle, po njeriu ska nevoje vetem me mbush barkun me buke por ka nevoje edhe per sheshe,argetim, pasterti e gjalleri. Por Ti aq e ke vizionin deri Tek " TASI " me dhalle. Ik tani se te erdhi rracioni nga guzhina e shqup..bales
Kto qe komentojn jan te gjith servilat qe marin rrogen kot per te bo servizizem ne bashki
PërgjigjuTall trapin Europa me neve...
PërgjigjuO sa bukur Kuq e zi, ju lumt zemra Shqiptarë !!! Urime Urime Urime !!!
PërgjigjuFANTASTIKE për Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo në Botë . FALENDERIME ERJON VELISË që ka bërë kaq shumë për TIRANËN , vetëm në 3 Vjet ! Respekte ERJON
PërgjigjuBRAVO BRAVO BRAVO ERJON VELIAN , që për 3 Vjet Puna Nuk ka ndaluar kurrë në TIRANË ! RESPEKTE ERJON dhe Vazhdo kështu siç e ke nisur sepse je në rrugë të mbarë . SUPER DJALË ERJONI
Përgjigjubeton ndertim mafia Tirana
Te lumte Eri akoma me bukur do behet Tirana se ti punon me zemer
PërgjigjuBravo nje merit per lali erin me behet qefi qe shqiperia po arrin te futet ne konkurenc dhe te fitoj.. po pate deshir dhe vullnet cdogje realizohet
Përgjigju