Çmimi i madh i fituar nga ‘Delegacioni’ ‘mrekulli’ e shumëfishtë për kinematografinë

Çmimi i madh i fituar nga ‘Delegacioni’ ‘mrekulli’ e shumëfishtë për kinematografinë

Pamje nga filmi 'Delegacioni'

Të përzgjidhesh në një festival kinematografik ndërkombëtar të kategorisë A, për të marrë pjesë në garën zyrtare është padyshim fitore e madhe, ndërsa të fitosh Çmimin e Madh të një festivali të tillë, është pak të thuash "mrekulli". Janë mijëra filmat e prodhuar në vit në të gjithë boten që aplikojnë në këto festivale. Gati të gjithë kanë në dispozicion një buxhet më të madh se ne, prandaj të fitosh në një festival të tillë është dyfish mrekulli. Ne jemi ndoshta i vetmi vend që kemi kaq pak salla kinemaje në kryeqytet dhe i kemi te mbyllura kinematë në qytetet e tjera, prandaj të fitosh në një festival të tillë është trefish mrekulli.

Shqipëria është një vend i vogël me dimensionin e një rajoni të një shteti europian, me më pak se 3 milion banorë, që nga pikëpamja e numrave nuk përbën audiencën e mjaftueshme për të mbështetur ekonomikisht përpjekjet e producentëve tanë. Prandaj të fitosh në një festival të tillë është katërfish mrekulli. Shpesh për të gjitha argumentet e mësipërm, filmat tanë e kanë të vështirë për të gjetur një distributor serioz të huaj i cili mund të loboje mjaftueshëm për filmin ndër festivale. Prandaj të fitosh pa asnjë lobim në një festival të tillë është pesfish mrekulli.

Eksperienca boterore tregon që promovimi është një hallkë e domosdoshme për të evidentuar filmin, për të tërhequr vëmendjen e jurive dhe për të influencuar vendimmarrjen e tyre. Ne nuk kemi mundësi financiare për të promovuar si duhet produktet tona, prandaj të fitosh një festival të tillë është gjashtëfish mrekulli. Shtetet ekonomikisht të fuqishme investojnë nëpërmjet institucioneve të tyre shifra të konsiderueshme në formën e sponsorizimeve për festivalet e rëndësishme, duke orientuar në një farë mënyre edhe vëmendjen kolektive ndaj kinematografive të tyre. Institucionet tona e kenë të pamundur ndjekjen e një politike të tille, prandaj të fitosh një festival të tillë është shtatëfish mrekulli.

Shpresoj që kjo mrekulli e shumëfishtë të gjejë disponibilitetin e të gjithë atyre që popullojnë rrjetet sociale për ti berë të paktën një "like" dhe një "share" lajmit dhe pse jo, edhe ndonjë koment pozitiv për aktorët dhe autorët e ketij filmi, mundësisht dhe për aktoret dhe kineastët shqiptarë në përgjithësi.

Shpresoj që vetë kineastet tanë ta bëjnë këtë duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj fitores së kolegëve si një formë e përkatësisë në një kategori që ka shumë nevojë për mbështetje, aq e vlefshme për të krijuar një klime pozitive dashamirësie, që ndihmon në komunikimin, diskutimin, dhe frymëzimin e krijuesve.

Shpresoj që kjo mrekulli të influencojë sado pak publikun tonë, që të shkojë në kinema kur filmi të shfaqet në Tiranë dhe t'i mbushin dy ore të përditshmërisë së tyre me dicka të ndryshme. Të diskutojnë lidhur me temën e filmit, skenarin, lojën e aktorëve, regjinë dhe gjithcka tjetër që ta shikoni të arsyeshme. Përkedheljani sedren artistëve duke i thenë nje fjalë të mirë ose dhe shajinin nëse filmi nuk i përmbush pritshmëritë tuaja, por mos i snoboni duke mos ja u parë filmin, sepse indiferentizmi vret dhe demoralizon më shumë se cdo sharje. Shpresoj që mrekullia e ketij cmimi të shumfishtë, të shoqërohet me një frekuentim po aq të shumfishtë nga publiku në sallat e Kosovës Greqisë dhe Francës, vende nga të cilat ky film është financuar dhe me producentët, profesionistët dhe artistët e të cilëvë ky film është bashkëprodhuar.

Dhe së fundmi shpresoj që shteti, shtetarët dhe institucionet, të ndikohen sado pak nga mrekullia e shumfishtë e ketij suksesi për të ndihmuar që ky vënd të mos jetë më vendi më buxhetin më të ulet në ballkan për kinematografinë.  I bejmë thirrje dashurisë për filmin dhe sensibilitetit që cdo njëri prej jush ka, të na ndihmoni të krijojme një buxhet që i përgjigjet realisht kapacitetit tonë prodhues për të shpërfaqur maksimalisht potencialin tonë në përballjen ndërkombëtare në festivale por edhe në ballafaqimin me publikun tonë të cilën kjo kinematografi duhet ta rigjejë falë edhe ndihmës së shtetit.

Institucionet e Kosovës e realizuan para disa muajsh dyfishimin e buxhetit të tyre për kinematografinë, duke dëshmuar një politike dinamike dhe ambicioze, që ndihmon në një ballafaqim me dinjitet të industrise audiovisuale me homologët e vendeve të tjera ballkanike. Jam i bindur që mund ta bejmë edhe ne nje hap të rëndësishëm historik në këtë drejtim për të shkuar drejt bashkëprodhimeve, jo vetëm me dinjitetin artistik dhe profesional por edhe me dinjitetin financiar, i cili është aq i nevojshem dhe përcaktues ndaj suksesit në shumicën e rasteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/10/2018 09:39

    Suksesi filmit shqiptar ne kete festival , eshte merite e stafit por ne vecanti te artisteve te talentuar qe nuk i kane munguar Shqiperise . Sic po behet Rilindja urbane, rurale duget dhe ajo kulturore . Qeveria mundet qe me pak nikoqirllek te mbeshtese artin filmik ne vend , qe dhe artistet ta justfikojne me punen e tyre . Bravo dhe suksese ne fimat e ardheshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin