Çmimi i Madh i Kinës anulohet nga Covid-19, konfirmohet nga Formula 1

Çmimi i Madh i Kinës anulohet nga Covid-19, konfirmohet nga Formula 1

Foto ilustruese

Formula 1 ka konfirmuar lajmin se nuk do të zhvillohet ngjarja sportive, Çmimi i Madh i Kinës për shkak të masave të marra ndaj Covid-19. Ky është viti i katërt që anulohet ky organizim edhe pse ishte planifikuar të ndodhtë këtë vit ,më 16 prill 2023., por për shkak të situatës së përkeqësuar sërish nga Covid-19 në Kinë, ky organizim u anulua. Hera e fundit që gara u zhvillua ishte në vitin 2019, kur u fitua nga Lewis Hamilton në rrugën e drejt titullit të tij të gjashtë botëror.

Formula 1 mund të konfirmojë, pas dialogut me promotorin dhe autoritetet përkatëse, se Çmimi i Madh i Kinës 2023 nuk do të zhvillohet për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata e COVID-19”, tha në një deklaratë Formula 1.

Formula 1 po përgatitet për ta zhvilluar organizim në një vend tjetër dhe do lajmëroj së shpëjti për çdo vendim të ri që do merret për të gjithë dashamirësit e sportit. S

Sporti tani po përballet me raundin e zhdukur në Kinë , i vendosur midis garave në Melburn më 2 prill dhe Azerbajxhan më 30 prill, ndërsa drejtuesit e F1 po interesohen për vendin ku do të realizohet raundi i anuluar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni