Çmimi i naftës në bursë zbret në 94 dollarë fuçia, Bordi e ul vetëm me 1 lek, po aq ulet dhe gazi! Benzina bie me 8 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta nga dita e sotme të shitet me 220 lekë/litri nga 221 lekë/litri ndonëse çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët me 94 dollarë/fuçia. Ndërsa benzina ka pësuar ulje prej 8 lekësh dhe nga sot do të tregtohet me 199 lekë/litër. Ndërsa çmimi i gazit, për herë të parë pas shumë muajsh, është ulur me vetëm 1 lek. Pas rënies së naftës bruto për herë të parë në nivelin që kishte në fillim të luftës në Ukrainë, reagoi edhe Konfindustria duke kërkuar që Bordi i Transparencës të ulte çmimin e karburantit, nën 200 lekë për litër, pasi prej ditësh nafta në bursë është nën 95 dollarë fuçia. Por sipas Bordit të Transparencës jo të gjitha lëvizjet e naftës bruto reflektohen në bursën e gazoilit.

“Bordi i përmbahet  me përpikëmëri lëvizjes së bursës PLATS të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. Jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën PLATZ të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit”, thotë Bordi. 

Po ashtu bordi rikujton se brenda çmimit të karburantit në vend janë të përfshira edhe marzhet e fitimit.

Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                     Ishte                 Bëhet
Nafta            221 lekë/litër    220 lekë/litër
Benzina       207 lekë/litër    199 lekë/litër
Gazi             81  lekë/litër      80  lekë/litër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • top channel: 09/08/2022 01:18

    NGRIHUNI O POPULL SE PO JU VJEDHIN DITEN PER DIELL,,,,,NE BURSE CMIMI I NAFTES ULET KURSE KETU TEK NE NUK ULET ASNJE LEKE,,,,,KJO TREGON QE BORDET JANE VENE NE SHERBIM TE RAMES PER TE NA VJEDHUR LEKET ,,,,,POPULLI TE NGRIHET DHE TE DJEGE KRYEMINISTRINE ,,,NDYSHE NUK E UL CMIMIN E NAFTES KY HAJDUT ORDINER.....

    Përgjigju
  • Miri: 06/08/2022 19:50

    Skandal bordi. Nuk ka gje ne dore shteti. Gjithcka vendoset nga Kastrati. Shtet kartoni qe ska gje ne dore. Oligarket vendosin cmimin e naftes. Shteti ketu ka rene. Turp!

    Përgjigju
  • Genti: 06/08/2022 16:59

    Vazhdoj te them perseri shprehjen ilaçe per kalamajt Bordit dhe oligarkeve te hidrokarbureve.

    Përgjigju
  • DikManJaku: 06/08/2022 16:11

    Ore do na sqaroje njeri perse benzina eshte me e lire se nafta ne shqiperi se po na habisin ne Itali 1.85 Nafta ,1.91 Benzina ne Gjermani po ashtu ne France po ne daci ne Kosove apo Maqedoni si ka mundesi ketu te.ne eshte ndryshe???

    Përgjigju
  • Tirona: 06/08/2022 14:51

    O Rame o të q*fsha bordin e hajdutëve

    Përgjigju
  • Nazmi: 06/08/2022 14:33

    Une them tja japim Çetit edhe shtetin me qera

    Përgjigju
  • Lui: 06/08/2022 13:41

    Ta harrojme naften nen 200 leke/l. Max kaq mund te ulet, dhe sikur nafta bruto ne bursa te shkoje 50-60$ per fuci, ketu nafta do jete jo me pak se 200 leke per liter.

    Përgjigju
  • Ben: 06/08/2022 12:47

    Thjesht vjedhje.Bordi nuk ul me cmime,sikur nafta te jete 5 euro fuçia.Me çmime te larta fryet buxheti shtetit,dhe rrjepet mileti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë