Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë, qeveria rikthen Bordin, për të caktuar çmimet e karburantit në vend

 “Afati është deri në përfundimin e vlerësimit tonë mbi nevojën për të pasur bordin”, tha Ibrahimaj.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë.

“Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”.  tha Ibrahimaj.

 Me këtë reduktim vlera e akcizës në një litër naftë dhe benzinë ulet në 31.5 lekë nga 38.8 lekë që është kjo taksë.

Përveç akcizës, ulet automatikisht edhe TVSH-ja që është taksa fundore që paguhet në një litër naftë. Në tre muaj që ishte në fuqi Bordi i transparencës nga marsi deri në qershor, ndërhyri në treg 37 herë.

Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe projektligjin për rezervën e sigurisë hidrokarbure, duke e kaluar nga privati, te shteti.

“Mbajtja e rezervës së hidrokarbureve është kur në treg ka pasiguri për produktin, apo kur produktet në treg mungojnë. Ky ligj i ri krijon detyrimin e ruajtjes së rezervës, duke e menaxhuar dhe e hedhur herë pas here në treg për të mos humbur cilësitë ekonomike”, tha ministri i Energjetikës, Enea Kakaraçi.

Rezerva e naftës duhet të garantojë për të paktën 90 ditë furnizim, ndërsa detajet e sigurimit të sasisë së naftës do të caktohen me VKM. Kjo rezervë shtetërore do të menaxhohet, administrohet, magazinohet dhe shitet nga Autoriteti për Rezervën e Sigurisë të Naftës.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
3.0 / 5 (4 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Beni: 16/09/2026 19:48

    Tallje mendereje me pak fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?