Çmimi i shalqirit në Divjakë ka zbritur në 6 lekë për kilogram, një goditje kjo për bujqit vendas. Çmimi është publikuar nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se me këtë vlerë nuk mbulohet as pagesa e punëtorit për ta vjelë.
Përmes një postimi në Facebook, Braçe i bën apel jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që të blejnë shalqi tek bujqit vendas. “Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni”, shkruan Braçe, ndërsa thekson se pa bujq nuk ka ushqim të mirë.
Madje ndërsa ka mbetur edhe një muaj verë, Braçe u sugjeron hoteleve, restoranteve e beach bareve që të përfshijnë shalqirin sa më shumë në menu. “Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë”, shkruan Braçe.
“Shalqini është fruti i gushtit! I shëndetit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta, ndihmon në gjithçka! Shalqini është në krizë të thellë, çmimi sot në Divjakë 6 lekë për kilogramë! (as kostoja e punëtorit për ta vjelë nuk del me kaq lekë). Ka marrë mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto, të prodhohej. A mund tu bej një lutje të gjithëve? Blini shalqi tani, jo thjesht se është i shëndetshëm, fruti më i shëndetshëm i gushtit, por edhe për të ndihmuar, shpëtuar bujqit!
Nuk ju kushton asgjë! Të njëjtën lutje kam për hotelet, restorantet, baret e beach baret: bëjeni menu masive shalqinin! Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë! Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni! Pa bujq nuk ka ushqim të mirë”, shkruan Braçe.
-
Bleva shalqi , te nesermen pesticidet kishin bllokuar komplet sistemin nervor , tension , urinim I shpeshte , kurr zdo e blej me. Me ka dhene nje pagjumesi te eger
Përgjigju -
Braçe, ti duhet të kapësh tregtarët që e shesin 5 herë më shumë. Këtë përpiqu të rregullosh në parlament. Të krijohet një ligj që raporti i fitimit prodhues-tregtar të jetë 2-1, ose 3-2 në favor të prodhuesit. Dmth psh në 3 lekë çmim përfundimtar, 2 lekë t’i ketë fituar prodhuesi dhe 1 lek të fitojë ai që nuk bën asgjë përveç transportit, dmth tregtari. Kështu stimulohet prodhimi vendas.
Përgjigju -
Mire e ke ti o brace po ata ta shesin shalqinin 300 lek te vjetra kilen ne rruge.Si i behet kesaj pne.
Përgjigju -
Nuk ha shalqi te prishur une o zotri!e bejne me helm shalqiun
Përgjigju -
Ja e morem.po pastaj? Ta hedhim n plera se shije ska.ngjyra Po e kuqe flak ama per shije hic.rregulloni doren thuaji fermereve se pastaj done blejm.
Përgjigju -
Z. Braçe, kir ata fitojne i cojne leket te shpia vet jo te kalamajte e mi. Kapitalizem quhet.
Përgjigju -
Respekt maksimal z Brace per ju.Por a eshte i sigurt?Pa pesticide?
Përgjigju -
Jo tregtarët po trgtarucët e marin 60 Lek dhe shesin me 250Lek këto janë Tregtaret Shqiptar.
Përgjigju -
O brace, thuaj fermereve te heqin pesticidet dhe ngjyrosesit te na shpetosh neve nga kanceri, se nuk i kemi bojkotuat nga cmimet por nga kanceri qe na shesin me leke.
Përgjigju-
O Agron, Nuk ka perime ne Gusht qe te jene me pesticide. Tani i pjek toka dhe moti, nuk kane nevoje per stimulues. Thjesht per informacion
-
-
Kush garanton qe produkti eshte pa pesticide sa per shije ….
Përgjigju-
Zoti brace respekte po pre sa i perk Et shalqin .me vene keq hedhin pa kriter fosfat hengra shalqi vdiqa 2 dite spital
-
Puna eshte qe ata e shesin me 6 leke kg, por ne e blejme me 30 leke kg; pra 5 fish me shtrenjte!!! Kesaj si i behet???
-









Komente
Komento