Çmimi i shtëpive në stratosferë, qytetarët në kërkim të kredive! 7.4 mld lekë vetëm në janar-shkurt, bankat rrisin kushtet

Në tre muajit e parë të këtij viti, qytetarët janë paraqitur më shpesh se vjet në dyert e bankave me më shumë kërkesa për kredi konsumatorë por edhe për blerje banese. Banka e Shqipërisë thotë se gjithashtu qytetarët në këtë periudhë janë përballur me kushte dhe kërkesa më të shumta.

Për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në dhënien e kredive për qytetarët, pasi në këtë tremujor, kanë shtuar kërkesat për kolateral.

Në raportin e bankës qendrore thuhet se për periudhën janar-mars standardet e kreditimit, që përfshijnë kërkesat e bankave u shtrënguan për individët, kryesisht për huanë për blerje banese, ndërsa për konsum kushtet u lehtësuan.

Shkak për rritjen e kërkesave të bankave, janë bërë pritshmëritë për rritjen e çmimit të apartamenteve, dhe luhatjet e normave të interesit. Ndërsa rritja e konkurrencës në sektor thotë Banka e Shqipërisë ka ndikuar pozitivisht në kredidhënien për individët. Kërkesa për kredi pritet të rritet përsëri deri në qershor, por gjithashtu do të shtrëngohen edhe kushtet e bankave thuhet në raport.

“Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen në tremujorin e dytë të vitit 2024, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato në financimin e konsumit. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave aktuale, vetëm në dy muajit e parë të këtij viti, qytetarët kanë marrë 7.4 miliardë lekë kredi pranë bankave, me qëllim ‘blerje banese’. Në raport me janar-shkurt të vitit të kaluar, kredia për shtëpi u rrit me 365 milionë lekë.

Blerja e një prone po bëhet gjithnjë edhe më e kushtueshme, si pasojë e çmimeve të apartamenteve që vijojnë të rriten pa ndalim. Normat e interesit për kreditë hipotekore në lekë janë luhatur në 4.2%, ndërsa për huatë në euro interesi është 5%.

TOTALI I KREDISË PËR SHTËPI
Janar-Shkurt 2023           7,129 miliardë lekë
Janar-Shkurt 2024           7,494 miliardë lekë
Rritja                                +365 milionë lekë

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 22/04/2024 15:38

    Çmimi në stratosferë thotë ai pronari që nuk ja blen njeri biznesin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'