TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i njohur si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit. Rama e quan këtë një veprim të turpshëm që shkakton të vjella.

Rama shprehet se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze.

"Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit", shkruan Rama.

Postimi i plotë i Ramës

Peter Handke fituesi i cmimit Nobel per letersi