Fitues i Nobelit, shkrimtari austriak që lëvdonte dhe qante për Millosheviçin

Fitues i Nobelit, shkrimtari austriak që lëvdonte dhe qante për Millosheviçin

Dy media të njohura botërore me kamerat e tyre ishin sot pranë Kadaresë. Shpresonin në mundësinë e fitores së Nobelit nga shkrimtari shqiptar, sepse ishte në pesë të nominuarir për votimin final, Por edhe këtë herë shqiptarët nuk patën një mundësi për të gëzuar çmimin Nobel në Letërsi, pasi shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, nuk e fitoi as këtë vit. Kjo do të ishte normale derisa Nobeli do të vijojë të jepet edhe vitin tjetër, por shumica e shqiptarëve janë dëshpëruar kur kanë marrë vesh se emrin fitues të këtij viti. Shkrimtari austriak të cilit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Handke, një shkrimtar që Akademia Suedeze e vlerësoi për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore” mbahet mend për shqiptarët si njeriu që vajtoi për diktatorin e fundit të Ballkanit, Millosheviç, i dënuar nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte.

Në funeralin e Millosheviçit në vitin 2006, Handke ka mbajtur një fjalim prekës në gjuhën serbe, në të cilën ai e përshkroi veten si “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”.

Millosheviç, ish-presidenti jugosllav, u akuzua për genocid dhe krime të tjera të luftës në lidhje me luftërat jugosllave 1991-1995 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë para se të vdiste.

Pikërisht për këtë sjellje të tij publike shkrimtarit austriak iu anullua edhe një çmim në Gjermani, ku u vlerësua me çmimin prestigjoz “Hajnrih Hajne” në Letërsi para disa vitesh. “Nderimi i Handke është një shuplakë në fytyrën e atyre që vuajtën nga luftrat e Millosheviçit”- thanë politikanët gjermanë në argumentimin e tyre.

Këshilli i qytetit të Dyzeldorfit kërkoi shkrirjen e jurisë së çmimit dhe anullimin e vendimit, vetëm pse u përzgjodh emri i Handke, pasi e cilësoi të papranueshme për publikun gjerman simpatinë e tij të hapur për kriminelin e luftës. Por Handke u tërhoq nga çmimi para se të merrej vendimi për të shmangur debatin e mëtejshvm.  Edhe në Francë nuk u prit mirë kjo simpati politike e shkrimtarit, pasi teatri “Comedie-Françiase” vendosi të heqë nga reporteri i saj dramën e Handkes “Voyage to the Sonorous or the Art of Asking”.

Por mesa duket Akadamia Suedeze e çmimeve Nobel nuk është ndikuar nga ky detaj i rëndësishëm i jetës së shkrimtarit austriak edhe pse çmimet Nobel në të shkuarën janë kujdesur që të jenë politikisht korrekt në përzgjedhjen e emrave fitues

Naim Flamuri nga Mali i Zi, qe punon për Mbrojtjne e Trashegimisë Kulturore i deshperuar që Kadare nuk e mori Nobelin kujton nder të tjera se: "Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime luftë, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik