Çmimi Nobel për Mjekësi për mjekët që zbuluan virusin që shkakton Hepatitin C

Çmimi Nobel për Mjekësi për mjekët që zbuluan virusin që shkakton Hepatitin C

Dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik,  Harvey J Alter, Michael Houghton dhe Charles M Rice,  fituan Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2020 për punën e tyre  në identifikimin e virusit të Hepatitit C, i cili shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

"Para zbulimit të tyre, zbulimi i viruseve  që shkaktonin Hepatitin A dhe B kanë qenë hapat të rëndësishëm të arritur deri në këtë kohë ",  u shpreh Asambleja e Nobel në një deklaratë. aty theksohet se shkencëtarët do të fitojnë  çmimin prej 10 milion kuronash Suedeze (1,1 milion dollarë).

Zbulimi i virusit që shkakton Hepatitin C bëri që të arrihet kuptimi më i thellë për hepatitin kronik, duke krijuar ilaçe të reja dhe të shpëtojnë mijëra jetë."

Çmimi  vjen në një kohë tejet kritike dhe të rëndësishme për mjekët, duke pasur parasysh vëmendjen shtesë të sjellë nga koronavirusi. Përkundër efektit të madh të pandemisë në botë e cila nxori në pah rëndësinë e shkencës dhe kërkimit, fituesi i vitit 2020 nuk pritej të ishte i lidhur me COVID. Kjo është për shkak se fituesit përcaktohen një vit më parë .

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen