Fituesi i Cmimit Nobel për Paqe është Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, i cili u vlerësua për inisiativën e ndërmarrë për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes me grupin rebel FARK pas 52 vitesh konflikt .Cmimi iu akordua për punën e tij për sjelljen e paqes në vend edhe pse marrëveshja e paqes u refuzua në referendum.
Komisioni i vlerësimit shpreson se dhënia e çmimit do t’i japë presidentit forcën për të përfunduar punën e nisur. Më tej shpresohet se vetë qytetarët e Kolumbisë do të kuptojnë avantazhet e një ribashkimi të tillë.
Sipas komisionit vetë presidenti Santos demostroi frymën e bashkëpunimit dhe të paqes si vetë Alfred Nobel, emrin e të cilit mban edhe çmimi prestigjoz.
“Presidenti Santos duhet duartrokitur pasi ishte vete ai që u shpreh se do të luftonte për arritjen e paqes deri në fund të punës së tij si kreu i shtetit”u shpreh zëdhënësja e komisionit.
Si pasojë e konfliktit 52 vjecar janë vrarë rreth 260 mijë persona dhe më shumë se 6 milionë të tjerë janë zhvendosur.
Edhe pse Çmimi Nobel prej 718 mijë paund tashmë iu akordua presidentit kolumbian, më të përfolurit si fituesit e paqes për ketë vit ishin grupi vullnetar sirian “Helmetat e bardha” për shpëtimin e rreth 60 mijë jetëve nga bombardimet fatkeqe të rajonit, gjyshja greke nga Greqi e cila ushqeu një fëmijë sirianë, papa Francesku,matematicienia ruse për kontributin e saj në zonat e konfliktit. Çmimi do të akordohet zyrtarisht në datën 10 dhjetor, ditën e datëlindjes së Alfred Nobel.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO