Nobel-i për Paqen i shkon kryeministrit etiopian! Zhgënjim për Greta Thunberg, simbol i Lëvizjes në Mbrojtje të Klimës

Nobel-i për Paqen i shkon kryeministrit etiopian! Zhgënjim për Greta Thunberg, simbol i Lëvizjes në Mbrojtje të Klimës

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2019 i është dhënë kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed, për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar” dhe veçanërisht për iniciativën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrean fqinje.

Një marrëveshje paqeje, e nënshkruar prej tij vitin e kaluar, i dha fund ngërçit ushtarak gati 20-vjeçar me Eritrean pas luftës kufitare mes viteve 1998-2000.

“Edhe pse Në Etiopi, mbetet shumë punë për tu bërë, Abiy Ahmed ka ndërmarrë reforma të rëndësishme që u japin shumë qytetarëve shpresë për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme. Ai i kaloi 100 ditët e tij të para si Kryeministër duke dhënë amnisti ndaj mijëra të burgosurve politikë, duke ndërprerë censurimin e mediave, duke legalizuar grupet e jashtëligjshme të opozitës, duke shkarkuar udhëheqësit ushtarakë dhe civilë që dyshoheshin për korrupsion, dhe duke rritur ndjeshëm ndikimin e grave në jetën politike dhe komunitare të Etiopisë. Ai gjithashtu është zotuar të forcojë demokracinë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, thuhet në faqen zyrtare të çmimeve Nobel.

Ahmed është fituesi i 100-të i Nobelit për Paqen, ndërsa gjithsej për çmimin prestigjioz ishin nominuar, 301 kandidatë përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.

Në listën e kandidatëve për çmimin ishte dhe 16 vjeçarja suedeze Greta Thunberg, simbol i Lëvizjes mbarëbotërore në mbrojtje të Klimës, si dhe avokatja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.

Gjatë javës, Akademia suedeze ka ndarë dhe çmimet Nobel në Mjekësi, Fizikë, Kimi dhe letërsi

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes