Kriza e tmerrshme humanitare në Etiopi, OKB raporton se janë kryer krime kundër njerëzimit

Kriza e tmerrshme humanitare në Etiopi, OKB raporton se janë kryer krime kundër njerëzimit

Pamje nga situata e rënduar në Etiopi

ETIOPI, AFRIKA- Në Etiopi situata është shumë e rëndë. Një konflikt që është quajtur kriza e ‘Tigray’ ka çuar në një situatë të jashtëzakonshme.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kanë shkelur të drejtat e njeriut, madje janë kryer edhe krime kundër njerëzimit.

Janë  dokumentuar ekzekutime jashtëgjyqësore, tortura, përdhunime dhe sulme kundër refugjatëve dhe personave të zhvendosur në këtë territor.

Në një hetim të përbashkët mes Komisionit Etiopian dhe Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut u tha se mund të ketë prova të krimeve të luftës.

Lufta shpërtheu më 4 nëntor të vitit të kaluar, kur kryeministri etiopian Abiy Ahmed urdhëroi një ofensivë kundër forcave rajonale në rajonin verior të Tigray. Këto forca  fillimisht shpartalluan rebelët, por më pas gjërat ndryshuan në muajin qershor me luftëtarët e Tigrait që sollën fitime të rëndësishme territoriale.

Ditën e djeshme, qeveria etiopiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe më pas u kërkoi banorëve të kryeqytetit të armatosen. Lufta ka krijuar një krizë humanitare ku mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur nga kryeqyteti dhe mijëra të tjerë janë në Tigray të cilët po përballen me kushtet e urisë.

Në këtë konflikt Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se kjo situatë është shënuar nga brutaliteti ekstrem dhe gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm, pasi janë regjistruar edhe vrasje të paligjshme. Tregohet një rast i krimeve të luftës ku një grup rinor ‘Tigrayan’ vrau më shumë se 200 civilë në nëntor të vitit 2020.

Nga ana tjetër citohen edhe raste të dhunës seksuale duke përfshirë përdhunime në grup të kryer nga të dyja palët, dhe në raport thuhet se kjo llojë dhune është përdorur  për të degraduar situatën. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë