TIRANË- Ish, zv.kryeministri Erion Braçe ka ngritur sërish zërin kundër padrejtësisë, siç ai thotë që po u bëhet fermerëve të shalqirit në Divjakë nga grumbulluesit. Braçe i ka cilësuar këto të fundit si "kartel", duke thënë se ua marrin fermerëve shalqirin me një çmim shumë të ulët dhe më pas e shesin atë disa fish më shtrenjtë.
"Drama për të cilën bërtas unë;
Sipër:
![]()
Fushatë me shalqi në Bucukas/Tërbuf, në Divjakë;
Poshtë:
Cmimi i shalqinit në Luksenburg, dje;
12.99 euro për një shalqi, dmth 1.6 euro për kilogramë, fiks 193 lekë për kilogramë.Është e njëjta cilësi, në mos më e mirë! Këtu 7-8 lekë dhe në fushë që tregtaret ta çojne çmimin edhe më poshtë; Atje e blejnë që çke me të edhe me 193 lekë ose 1.6 euro për kilogramë. Të rrojë e fitojë karteli i grumbulluesve tanë", shkruan Braçe.
Në seancën parlamentare të 7 korrikut, Braçe i denoncoi me emra grumbulluesit, teksa në mbrojtje të fermerëve ish.zv,kryeministri ka dalë edhe në protesta.
Foto e publikuar nga ish.zv kryeministri Erion Braçe
B.K./Shqiptarja.comKomente


Po coheni ne Luksenburg o Brace,mos na e shisni ne, ne na jepni ate te shartuar ne kungull.
Përgjigju