Çmontohet 'narko-banka' më e madhe në Evropë! Pastroheshin rreth 300 milionë euro në vit! Si arritën shqiptarët të dominojnë tregun brenda 15 viteve

Çmontohet 'narko-banka' më e madhe në Evropë! Pastroheshin rreth 300 milionë euro në vit! Si arritën shqiptarët të dominojnë tregun brenda 15 viteve

Oficerët bastisin organizatën më të madhe të 'narko-bankës' në Evropë për pastrimin e parave

Autoritetet policore të Spanjës, me mbështetjen e “Europol” dhe “Eurojust”, kanë çmontuar një grup të krimit të organizuar, i cili besohet se drejtonte " bankën e drogës " më të madhe në Evropë ku miliona para të përfituara nga aktivitetet kriminale janë pastruar.

Rrjeti kriminal përbëhej kryesisht nga sirianë dhe kolumbianë që menaxhonin këtë "bankë", e cila ofronte shërbime financiare për organizatat kriminale të lidhura me trafikun e drogës në më shumë se 20 vende. Banda kishte filluar aktivitetin e saj që në vitin 2020.

Vlerësohet se vlera e parave të pastruara arrin në më shumë se 300 milionë euro në vit.

Operacioni i policisë spanjolle ishte kolosal ku më shumë se 200 oficerë bastisën njëkohësisht gjithsej 21 vendndodhje në provincat spanjolle të Malaga dhe Toledos. Ata arrestuan 32 të dyshuar dhe sekuestruan pasuri me vlerë gati 3 milionë euro. Konkretisht janë konfiskuar:

• 428 205 euro kesh

• 19 llogari kriptomonedhash me vlerë 1.5 milionë euro

• 11 automjete luksoze

• 70 kg hashash, 1.2 ton marjuanë  dhe një plantacion me 995 bimë marjuane.

Autoritetet spanjolle kishin sekuestruar më herët  gjithashtu 2.9 milionë euro gjatë hetimit që i parapriu bastisjeve.

Si funksiononte narko-banka?

Bankierët kriminelë kishin krijuar një rrjet financiar me lidhje ndërkombëtare dhe u mundësonin klientëve të tyre të bënin pagesa, të merrnin fonde dhe të pastronin të ardhurat e tyre. Qyteti spanjoll i Fuenlabrada ishte kthyer në “një qendër bankare droge”.

Kriminelët i "drejtuan" operacionet e tyre nga një restorant në periferi , ku klientët shkonin për të depozituar ose mbledhur para të gatshme, të cilat menaxhoheshin kryesisht nga profesionistë vendas kinezë.

" Bankierët" përdorën sistemin informal të transfertave të parave Hawala për të legjitimuar të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme dhe për të shmangur kontrollet e ligjit.

Sipas hulumtimit të FMN-së dhe Bankës Botërore , Hawala është një sistem joformal i transferimit të fondeve (IFT), i cili është veçanërisht i popullarizuar kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Karakteristikat operacionale të sistemit Hawala, janë shpejtësia, kostot e ulëta të transaksionit, komoditeti, fleksibiliteti dhe anonimiteti kontribuojnë në përdorimin e tij të gjerë.

Sipas hulumtimit të kryer nga Task Forca e Veprimit Financiar të SHBA-së, sistemet informale të pagesave paraqesin një rrezik financimi terrorizmi për shkak të mungesës së rregullimit dhe ekzistencës së tyre jashtë sistemit bankar konvencional.

Operacioni nga autoritetet spanjolle zgjati mbi dy vjet dhe u krye me mbështetjen e Europolit.

Që nga maji 2020, Europol ka ofruar zhvillim dhe analizë të inteligjencës për të hartuar aktivitetin ndërkombëtar të rrjetit kriminal.

Sipas të dhënave të fundit përkatëse nga Europol, sasitë e drogës që qarkullojnë në Evropë kanë arritur rekorde historike. Vitin e kaluar, rreth 300 ton kokainë u kapën në të gjithë Evropën. Sipas autoriteteve europiane, kjo sasi është “një pjesë shumë e vogël e sasive që hyjnë në tregun europian, ndoshta 10% deri në 15%, apo edhe sa 1%”.

Evropa është bërë një treg i madh për trafikantët e drogës.

Ndërsa tradicionalisht kartelet kolumbiane janë marrë vetëm me mafiozët italianë, të cilët kontrollonin hyrjen e drogës në Evropë, kriminelët e rinj janë përfshirë tani në prodhim, kontrabandë dhe shpërndarje në të gjithë kontinentin.

Gjatë 15 viteve të fundit, grupet mafioze shqiptare kanë dalë në pah, ndërsa trafikantët kolumbianë dhe domenikanë janë zhvendosur në Evropë për të mbikëqyrur operacionet nga Spanja, e cila prej kohësh është shfaqur si një qendër kryesore për drogën që hyn në Evropë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e kokainës së kontrabanduar besohet se arrin përmes kontejnerëve detarë në portin e Roterdamit në Holandë - më i madhi në Evropë  dhe në portin e afërt të Antwerpen në Belgjikë.

Në vitin 2021, autoritetet kapën më shumë se 70 ton kokainë me një vlerë totale prej më shumë se 3.5 miliardë euro vetëm në portin e Roterdamit , një sasi e re rekord.

“Por kjo është vetëm maja e ajsbergut”, thuhet në një raport të publikuar në faqen e internetit të Portit të Roterdamit. "Duket se këto sekuestrime droge nuk po e ndalin realisht aktivitetin kriminal."

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bankat hajdute: 31/10/2022 17:08

    Po bankat nuk bejne te njejten gje dhe madje me perqindje me te larte , perse nuk i hiqni fare nga privati dhe te jene shteterore keta rryshfet dhenes qe po grabitin njerezit apo i mbron Amerika dhe Izraeli se jane te vetat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI