Sa njerëz do të hiqnin dorë nga jeta e tyre për një të huaj? Kjo është pyetja e vendosur në qendër të një dokumentari të ri “Besa: Premtimi” i cili ishte premierë fundjavën e kaluar në festivalin e filmit çifut në San Francisco.
Përgjigja e producentit: “Shqiptarët munden”.
Gjatë njërit prej kapitujve më të errët të njerëzimit, kur miliona çifutë, gay, komunistë dhe minoritete të tjera po vinin vërdallë përqark Evropës, shumë shqiptarë u bashkuan në një luftë të përbashkët për të mbrojtur të huaj të panjohur prej tyre.
Ata rriskuan jetët e tyre për të fshehur familje çifutësh gjatë kohës së pushtimit italian më herët dhe më vonë gjerman, gjatë Holokaustit. Shumë prej tyre në vendin e vogël të dominuar më së shumti nga myslimanët në Evropën juglindore, morën refugjatët në shtëpitë e tyre, pavarësisht riskut dhe kostove, duke i konsideruar mysafirët si njerëz të shtëpisë, për ti mbajtur ata të sigurt.

Engjejt e besimit, pas historive të mëdha
Në zemër të kësaj përpjekjeje ishte një koncept i quajtur “Besa”, një kod nderi shqiptar që mban betimin për një person si të shenjtë. Nën Besën, një mysafir në shtëpi duhet të mbrohet me çdo çmim. Kodi është unik shqiptar, dhe është cituar në filmin e ri si një prej arsyeve kryesore që Shqiptarët hapën kufijtë e tyre dhe shtëpitë e tyre për të strehuar çifutët kur shumë të tjerë në Evropë i përzunë.
Kodi nxitet në një pjesë të tij nga parimet e Islamit, sipas të cilave është një akt i bekuar shpëtimi i një jete njeriu.
Deri kohët e fundit, ky kapitull i historisë kishte mbetur relativisht i panjohur, i fshehur për dekada të tëra të historisë së izolimit që kur Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore.
“Besa: premtimi”, filmi që do të shfaqet në pjesë të dnryshme të vendit gjatë javëve që do të vijnë, tregon historinë e shtëpimit nga ana e shqiptarëve, duke u fokusuar në vendosjen e historive të dy njerëzve krejt të ndryshëm.
I pari është Norman Gershman, një fotograf çifuto-amerikan, që gjatë dekadës së fundit ka fotografuar shumë myslimanë shqiptarë që u bashkuan në përpjekjet për të fshehur çifutët. Ai ka udhëtuar në Shqipëri për tu takuar me ta apo me anëtarët e familjeve që kanë mbijetuar, duke dokumentuar rrëfenjat e tyre të heroizmit.
Protagonisti i dytë i filmit është një tregtar shqiptar, i quajtur Rexhep Hoxha, që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore, por që luftoi për dekada të tëra për të mbajtur një premtim që i kishte dhënë babait të tij të vdekur.
Rexhep Hoxha mban një nga librat e lutjeve të Hebrenjve, libër që një familje cifute ia kishte lënë babait të tij mysliman gjatë Holokaustit, në Shqipëri.
Prindërit e Hoxhës fshehën një familje hebreje gjatë Holokaustit. Kur anëtarët e familjes udhëtuan për në Izrael, ata lanë pas një seri librash religjiozë, për të cilët Hoxhat premtuan se do tua kthenin një ditë.
Por Hoxha, nuk i pa asnjëherë tjetër ata.
Historia e Humbur
Shqipëria është i vetmi vend evropian me maxhorancë myslimane, dhe popullata hebreje në vend përpara luftës ishte gati 200 njerëz.
Për disa, këto fakte bëjnë të çuditet gjithkush që Shqipëria arriti të ketë sukses kur gjithë pjesa tjetër e Evropës dështoi. Sipas Yad Vashem, muzeu izraelit që mban dokumentat më të shumta dhe informacionet lidhur me holokaustin, tregon se nuk ka një rast të vetëm që një çifut t’i jetë dorëzuar autoriteteve naziste në Shqipëri gjatë pushtimit.
Në mënyrë të pabesueshme, popullata hebreje në Shqipëri u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja aq pak e njohur rreth rolit unik të Shqipërisë gjatë Holokaustit ka të bëjë shumë me historinë post lufte të vendit. Kur përfundoi lufta, Shqipëria ra nën kontrollin komunist dhe e kaloi gjysmën tjetër të shekullit pas perdes së hekurt.
Familjet që rriskuan gjithcka për të shpëtuar jetë gjatë viteve 1940 vetëm tani janë duke u njohur për kontributet e tyre.

Perënditë e dokumentarit
Rachel Goslins, që drejton dokumentarin, është shumë e familjarizuar me historinë e luftës. Nën filmin e tij të parë të shkurtër “Onderduiken”, ajo tregoi historinë e saj të hidhur të fshehjes nga nazistët në Hollandë. Megjithatë Goslins thotë se është “habitur” kur për herë të parë kishte dëgjuar për zbulimet e Gershman në Shqipëri.
“Më dukej si një pjesë e rëndësishme e historisë” thotë Goslins. U surprizua akoma edhe më shumë kur ajo dhe të tjerë erdhën te Hoxha.
Kërkesa e Hoxhës për të kthyer librat që ishin vendosur nën mbrojtjen e tij sjell edhe një herë në mend se çfarë ndodhi dekada më parë në kohët aktuale, duke ilustruar sesa ka ndikuar në këtë rast edhe Besa.
Kur ajo dëgjoi për misionin e Hoxhës, Goslin tha se mendoi se perënditë kishin dhënë një sinjal për rrugën e duhur.
Filmi e merr Groslin dhe ekipin e saj nga Shqipëria në Izrael, duke cituar angazhimin e Hoxhës për një premtim që i kishte bërë të atit dhe frikës së tij për ta kaluar këtë gjë te djali i vet. Derisa gjeti familjen që prindërit e tij e fshehën gjatë luftës, ai vazhdonte të mbante një barrë më shumë mbi vete.
“Nuk bëmë asgjë të vecantë. Eshtë Besa”!
Për disa në Shqipëri, njohja që ata filluan të mblidhnin heronjtë e holokaustit, erdhi me një surprizë. Koncepti i sakrificës është kaq shumë i ngulitur në kulturën shqiptare sa shumë vetë nuk e kuptojnë pse ato janë të konsideruara unike.
Kohë pas kohe, kur Gershman vizitoi familjet e shqiptarëve që kishin fshehur çifutë gjatë Holokaustit, ai zbuloi njerëz që ishin të gatshëm të minimizonin edhe rëndësinë e këtij akti.
Gershman kujton sesi dikush, prindërit e të cilit ishin përfshirë në përpjekjen për të shpëtuar hebrenjtë, i tha atij: “E çfarë pastaj? Cdokush në Shqipëri do të bënte të njëjtën gjë. S’kemi bërë asgjë të veçantë. Eshtë kodi i Besës”.
Koncepti tregon që një person mund të vendosë sigurinë e mysafirit të tij përpara sigurisë së vet dhe të familjes. Një i moshuar i tha Gershmanit “Më parë pranoj të vritet im bir sesa të thyej Besën”.
Gershman thotë “çdokush në nevojë, nëse troket në derën tënde, ti ke një detyrim absolut për ta shpëtuar, për tu kujdesur për të, pavarësisht nëse ata janë miqtë, apo armiqtë apo kushdo tjetër”.

Mësimi i Besës
Producentët e filmit thonë se e shohin atë si një mësim për bashkëpunimin ndërfetar. “Duke parë myslimanët si heronj, dhe duke i parë ata si heronj të hebrenjve, nuk është një histori e zakonshme në botën tonë” thotë Goslins.
Kjo sipas saj është një gjë që ajo shpreson të ndryshojë. Eshtë një mesazh që është kthyer në një mision për Gershman, mbledhja e fotografive të të cilit nga Shqipëria është treguar përqark botës dhe që ka publikuar edhe një libër të quajtur: “Besa: Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”.
Gershman mori historitë që dëgjoi në Shqipëri tek nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta në SHBA. Ai thotë se shpreson që tua shpjegojë konceptin e Besës gjeneratave të reja, qindra mijëra milje larg nga Shqipëria. Sa njerëz do të hiqnin dorë nga
jeta e tyre për një të huaj? Kjo
është pyetja e vendosur në qendër të një dokumentari të ri “Besa: Premtimi” i cili ishte premierë fundjavën e kaluar në festivalin e filmit çifut në San Francisco.

Gershman mori historitë që dëgjoi në Shqipëri tek nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta në SHBA. Ai thotë se shpreson që tua shpjegojë konceptin e Besës gjeneratave të reja, qindra mijëra milje larg nga Shqipëria.