
Bisedimet në Miami mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës janë “të forta, por shumë konstruktive”. Këtë e deklaroi për CNN një burim i njohur me negociatat. Diskutimi ka përfshirë disa nga “çështjet më delikate” për zgjidhjen e luftës, shtoi burimi, duke theksuar: “Deri tani ka shkuar gjithçka mirë.”
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Sergiy Kyslytsya, u shpreh optimist në një postim në rrjetet sociale: “Ishte një fillim i mirë. Shumë përfshirës dhe deri tani konstruktiv,” shkroi Kyslytsya. “Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mirë.”
Lajmi kryesor:
Plani i Paqes/ Bisedimet SHBA-Ukrainë në Florida, Rubio: Shumë të frytshme, por ende ka punë për të bërë! Putin do të takojë Witkoff në ditët e ardhshme











