CNN fton turistët që të vizitojnë rivierën shqiptare! Rama: Sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare

CNN fton turistët që të vizitojnë rivierën shqiptare! Rama: Sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare

Plazhi i Ksamilit

TIRANË- Këtë sezon turistik, të shumtë kanë qenë artikujt në mediat e huaja kushtuar bukurisë natyrore shqiptare E plazheve të kristalta, të cilat sugjerojnë turistët që të vizitojnë vendin tonë. Sëfudmi edhe CNN ka ftuar ndjekësit e saj që të vizitojnë plazhet e Shqipërisë. Përmes një postimi në Instagram, CNN rendit bregdetin shqiptar si një ndër vendet që po vizitohet më së shumti nga turistët europianë.

“Një pamje nga lart e plazhit të bukur me rërë të bardhë në Ksamil, Shqipëri, tregon saktësisht se çfarë po tërheq më shumë evropianë në këtë vijë bregdetare”, shkruan CNN në Instagram.

Në artikullin e kushtuar bukurive të Europës, CNN shkruan edhe për bregdetin shqiptar, duke e konsideron vendin tonë ‘sekret’, që ende nuk është shumë i njohur nga turistët për bukuritë. Por CNN shkruan se shumë shpejt edhe riviera shqiptare do të marrë të njëjtin hov si Greqia apo Italia.

Ksamili, Dhërmiu e Himara janë tre plazhet që CNN i rendit ndër më të bukurat për tu vizituar nga turistët, ndërsa thekson se çmimet e shërbimeve janë mjaft ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Europës.

“Shumë më pak i njohur nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, vendi i Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është ende disi një vend sekret, por nuk ka gjasa të qëndrojë më i fshehur. ‘Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar’, tha Mandic i Secret Dalmacia. ‘Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu.’ Ndër plazhet për t'u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, afër kufirit me Greqinë, dhe Himare dhe Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të këputur direkt nga deti Jon me çmime të lira”, shkruhet në artikull.

Për këtë artikull ka pasur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se ky sezon turistik ka pasur mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare, duke i dhënë kështu një ‘fytyrë’ tjetër vendit tonë në sytë e turistëve të huaj. Sipas Ramës, koha kur Shqipërisë i kushtoheshin vetëm artikuj negativ, si një vend i mbushur me plehra ka marrë fund.

“Edhe CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Europës. Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare. Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re. Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t'ia dalë”, shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 19/08/2022 10:39

    Evlad për momentin jemi në shkalltë e SOJIT tek bullicat,ju pëlqejn fushat e gjana me kullosa,edhe knetat me ujë,si zakonisht arushes i pëlqen me nejt pran furrës,mundë ta porositemi naj burek pa mishë,afër e ka tshojin me kamish,menjiher ja qet timin,vazhdojm ma tej,rruga e xhat tek SOJI i Njeriut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion