Klemend Balili pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke. Kështu shkruan CNN grek, duke theksuar se 44-vjeçari nga Saranda, ish-drejtor i Transporteve në qytetin bregdetar, do të shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si kreu i organizatës ndërkombëtare të drogës.
 
Kjo gjë pritet të ndodhë brenda 48 orëve në vijim dhe kërkesa do t’i shkojë Interpolit, duke lëshuar kështu edhe një urdhërarresti ndërkombëtar për arrestimin e tij.

Gjithashtu, një kopje e dosjes së hetimeve nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, do t’i dërgohet edhe Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë.
 
Sipas CNN, ndaj Klemend Balilit do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com