Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dëshiron të ndikojë në tekstin e marrëveshjes përfundimtare SHBA-Iran, duke përdorur kongresmenë pro-Izrael dhe opinionistë, për të ushtruar presion mbi Presidentin Donald Trump.
Lajmin e raportoi CNN, duke cituar një burim izraelit. Netanyahu ka qenë skeptik ndaj qëllimeve të Iranit gjatë bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, duke besuar se Teherani nuk ka qenë kurrë i gatshëm të negociojë me mirëbesim.
Burimi i tha CNN se Netanyahu ende beson se një marrëveshje përfundimtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk do të arrihet dhe se Teherani nuk do të pranojë vërtet kufizime në programin e tij bërthamor.
Tani që Trump ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Iranin dhe ka nisur periudha 60 ditore e negociatave, udhëheqësi izraelit po përpiqet të përdorë opinionistët amerikanë të krahut të djathtë, siç është podkasteri pro-Izrael Mark Levin, për të përhapur mesazhin e tij. Dje, Levin tha se marrëveshja "nuk ka kuptim" dhe e quajti fondin e rindërtimit të Iranit një "fond të fshehtë".
Netanyahu gjithashtu do të përpiqet të mbështetet te senatorët pro-Izrael për të bindur Trump.
Por kjo rrugë, sipas transmetuesit, duket më e vështirë sepse edhe senatorët si republikani Lindsey Graham, të cilët kishin nxitur sulme të mëtejshme ndaj Iranit, kanë ndryshuar mendje. Graham deklaroi dje se marrëveshja me Iranin "do të jetë e dobishme për Shtetet e Bashkuara".
Lajmi kryesor:
Trump: Nënshkrova marrëveshjen e paqes me Iranin, Teherani e konfirmon! Media: Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër (VIDEO)




