Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian kanë nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Trump, i cili e firmosi marrëveshjen në Versajë gjatë darkës me presidentin francez Emmanuel Macron. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baghaei, i cili shtoi se “kostoja e shkeljes do të jetë shumë e lartë”.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga SHBA-të dhe Irani përfaqëson një "dështim" për Shtetet e Bashkuara, tha kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.

"Marrëveshja është provë e dështimit të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit do ta shohin dhe do ta gjykojnë", tha Ghalibaf pasi teksti u publikua nga të dyja palët, duke shtuar se Teherani do të aplikojë tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas periudhës 60-ditore të përjashtimit të parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara.

"Do të hyjë në fuqi menjëherë dhe, si hap i parë, Irani do ta rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta heqin bllokadën detare", shkroi kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në platformwn X. Efektet janë të prekshme: njëmbëdhjetë anije iraniane kanë kaluar zonën e bllokadës detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë nesër, me ndërmjetësimin e Pakistanit do të zhvillohet në Zvicër ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Iranit nga delegacionet.

Lajmi në përditësim...