CNN: Themeluesi i Wikileaks ka qënë në posedim të materialeve të hackuara që lidhen me zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA

CNN: Themeluesi i Wikileaks ka qënë në posedim të materialeve të hackuara që lidhen me zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA

Dokumentet e reja, të marra ekskluzivisht nga CNN, zbulojnë se themeluesi i Wikileaks Julian Assange, ka qënë në posedim të materialeve të hackuara që lidhen me zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe, në lidhje me çështjen, ai ka patur një sërë takimesh të dyshimta në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai jetoi për shtatë vjet.

Sipas CNN, "nuk ka asnjë dyshim se ekzistojnë prova për lidhje me agjencitë e inteligjencës ruse".

Dokumentet përforcojnë hipotezën, e ngritur nga prokurori special Robert Mueller, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Sipas emitentit televiziv amerikan, korrierë të panjohur i kanë sjellë Assange dosje të vjedhura dhe se ai ka patur kontakte me hakera rus.

Detajet e hetimit gazetaresk vijnë nga qindra raporte mbikqyrëse të përpiluara nga UC Global, një kompani spanjolle private e sigurisë.

Raportet që tregojnë se Assange, tani nën hetim në SHBA, e kishte kthyer ambasadën në një lloj qendre operacioni dhe kishte orkestruar një sërë zbulimesh të dëmshme që do të kishin kushtëzuar fushatën presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën