LEZHË - Izraeli do të japë të gjithë mbështetjen e tij për sektorin e agrobiznesit në qarkun e Lezhës dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare me këtë rajon.
 
Një fakt i tillë është konfirmuar nga ambasadori i Izraelit në vendin tonë, David Cohen gjatë një takimi me kreun e këshillit të qarkut Lezhë, Pashk Gjoni.
 
Gjatë bisedës, Gjoni Cohen është diskutuar edhe për bashkëpunim në fushën e turizimit, kryesisht në thithjen e turistëve izraelitë, që vinë në Ballkan dhe shkëmbime të përvojave në fushën e arkeologjisë.
 
Gjatë vizitës së tij në Lezhë, diplomati izraelit është njohur me projektet, që ky qark po synon të aplikojë dhe të mundësive zhvilluese që ka ky rajon. Takimi është përcjellë edhe me vizita në disa prej vendeve historike të Lezhës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)