Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre përmes rrugës Bardhyl, drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Me flamuj në duar e simbole kombëtare, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe anulimin e investimit në Zvërnec të Vlorës.

‘Çohuni nga kafja’ ka qenë thirrja e tyre drejtuar qytetarëve të tjerë që ndodhen në lokalet aty pranë, për t’i bindur që t’i bashkohen protestës.

Po ashtu ata njëzëri kanë thënë 'opozita e re jemi ne'.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Protesta mbushet me gazetarët e Shkëlzen Berishës, PD i ngjit në tribunën e fjalimeve! Njëri prej tyre 'udhëheq' turmën në rrugët e Tiranës