Në ditën e 14-të të protestës së qytetarëve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, janë shtuar tentativat nga kryedemokrati Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni, për t’ua ‘rrëmbyer’ tubimin qytetarëve.
Gazetarët e televizionit të familjes Berisha (Syri Tv), edhe sot kanë depërtuar në tribunën e fjalimeve, duke e orientuar retorikën e fjalimeve sipas interesit politik të ish-kryeministrit.
Ishte gazetari Flavio Qarri, i cili punon në Tv e Shkëlzen Berishës, që pasi mori fjalën, përkundër thirrjeve të qytetarëve që shprehin pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike, bëri kritika të forta vetëm ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë gjithë fjalimit të tij para qytetarëve, gazetari Flavio Qarri nuk përmendi në asnjë moment të vetëm Sali Berishën apo korrupsionin gjatë qeverisjes së tij.
"Dua t’ja jap një shifër Edi Ramës që thotë jeni 2 mijë veta. Po për 2 miliardë eurot që vjedh në vit si do ja bëjmë? Edi Rama s’duhet të numërojë as paratë, as pronat dhe as votat e shqiptarëve. Prandaj dorëheqja nuk mjafton, na duhet qeveri e sheshit për zgjedhje dhe na duhet që ai të hetohet. Ça ironia është kur e ke emrin Edi dhe nuk e di që ke mbaru”, tha mes të tjerash Qarri në protestë.
Edhe në ditët e tjera të protestës, tentativat e Berishës për të kapur tubimin kanë qenë të qarta. Një ditë në protestë ishin prezentë ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj, bashkë me të birin, Arkimed Lushaj (i njohur si Stresi), që tentonin të përçanin protestuesit dhe t’i ndalonin ata të flisnin keq për ish-kryeministrin.
Po ashtu, gjatë ditëve të tjera të protestës, Shkëlzen Berisha ka përdorur gazetarin e Syri Tv, Visuar Dalipi, për t’u ndaluar fjalimet qytetarëve dhe për të orientuar turmën sipas interesave dhe axhendave private.
Gjatë protestës së sotme, para nisjes së fjalimeve qytetarët kënduan himnin kombëtar ashtu siç e kanë bërë gjatë këtyre dy javëve.
Aktivistja Luçiana Kokaj tha se sot shqiptarët arritën të çlironin Rrjollin nga telat me gjemba që ishin vendosur në vendin ku pritet të ndërtohet resorti i biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, projekt që kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët.
Kokaj i kërkoi shqiptarëve që të bashkohen kundër klasës së vjetër politike dhe oligarkëve, që sipas saj kanë marrë peng Shqipërinë.
“Sot kemi çliruar një pjesë të Rrjollit, kemi hequr telat me gjemba. Sot kemi sjellë një pjesë të vogël nga gardhi që kemi hequr në Rrjoll. E kemi sjellë këtu para Kryeministrisë, që ata të kuptojnë që nuk ka gardh që të ndajë shqiptarët. Kemi sjellë edhe një palë këpucë, për të gjithë ata që nuk janë këtu me ne, që janë larguar. Dhe jam e bindur, që nëse të gjithë do sjellim nga një palë këpucë për ata që nuk janë më këtu, këtu do të bëhet një mal shumë i madh, më i madh se Holokausti”, tha mes të tjerash Kokaj.
Lajm në përditësim...
Qytetarët kanë mbajtur edhe këtë të shtunë protestën para Kryeministrisë.
Në ditën e 14-të nuk kanë munguar as pankartat ku kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Berishës.
Ndërkohë po ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera është ndezur flakadan në mes të turmës.
Shumë shqiptarë nga diaspora i janë bashkuar ditën e sotme protestës që kundërshton investimin në Zvërnec të Vlorës.
Emigrantët shqiptarë që i janë bashkuar protestës, kanë shpalosur një banderolë me përmasa relativisht të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë, ku ishin parashtruar 6 kërkesa.
Mes këtyre kërkesave të binin në sy dorëheqja imediate e kryeministrit Edi Rama dhe formimi i një qeverie teknike.
Ata kërkojnë dorëheqje imediate, arrestim dhe konfiskim pasurish, qeveri teknike dhe kërkesa të tjera drejtuar edhe ndërkombëtarëve.

Protestuesit në Tiranë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet ‘revolucion’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në Burg’, ata po ju bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen.
Në mesin e protestuesve para Kryeministrisë ishte edhe halla e Erion Bobës,15-vjeçari që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar vitin e kaluar në Durrës. Gjatë fjalës së saj ajo tha se gjatë momentit që nipi i saj po i nënshtrohej operacionit, në spital ikën dritat.
“Unë jam halla e Erionit. Ai u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, por e vrau edhe shteti, sepse gjatë operacionit u fikën dritat në spital! Plagët e këtij vendi janë lotët e nënave shqiptare që nuk i kanë fëmijët. Të bashkohen me të gjitha lotët e tyre, që peshojnë shumë mbi tokën shqiptare”, u shpreh ajo mes emocioneve.
“Unë jam mësuese dhe jam poete që shkruaj, por pena ime loton për Erionin prej muajsh. Dhimbja jonë do shërohet kur të shërohet Shqipëria. Shporruni të shpëtojë ky vend! Bravo rinia shqiptare, e gëzofshi Shqipërinë e bukur!” përfundoi ajo.
Një qytetar i verbër i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, për të kundërshtuar investimin në Zvërnec.
Gjatë fjalës së tij, qytetari i verbër tha se qeveria i ka harruar shtresat në nevojë dhe se ata ndihen të shtypur e të diskriminuar.
Ai shtoi gjithashtu se hallet e Shqipërisë, personat me aftësi të kufizuara i kanë ndjerë gjithmonë si të ishin edhe hallet e tyre.
“Unë që po ju flas jam një person i verbër. Përfaqësoj grupin e personave me aftësi të kufizuara, që ka ardhur sot t’i bashkangjitet kësaj proteste madhështore. Ne protestojmë bashkë me ju, sepse hallet e Shqipërisë gjithmonë i kemi ndjerë si hallet tona. Ne protestojmë për një të nesërme që dyert e tregut të punës të mos jenë të mbyllura për personat me aftësi të kufizuara. Të mos ketë diskriminim. Fatkeqësia jonë nuk janë aftësitë e kufizuara, por qeveria, që asnjëherë nuk ka menduar për nevojat tona, por vetëm na ka shtypur, izoluar e përjashtuar. Ne jemi në këtë protestë, që kur kjo protestë ta arrijë qëllimin e vet, të mos na duhet të protestojmë veçmas. Hallet tona janë edhe tuajat. Hallet tuaja janë edhe tonat”, tha protestuesi.
Në fjalën e tij, para kryeministrisë protestuesi 19-vjeçari tregoi se kur babai i tij ishte infermier te urgjenca e Tiranës një pacient ndërroi jetë për oksigjen në ambulancë.
“Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim. I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve”, tha ai.
Edhe ditën e sotme, qytetarët e Pogradecit kanë dalë në rrugët e qytetit për të protestuar.
Protestat e tyre janë në valën e protestave që po zhvillohen në Tiranë, kundër investimit që pritet të kryhet në Zvërnec të Vlorës.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve në Pogradec janë zgjidhja e problemeve të pronave, mbështetje më e madhe për fermerët dhe largimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por edhe kryedemokratit Sali Berisha.
Gazetari i televizionit të familjes Berisha (Syri Tv), Flavio Qarri, ka shkuar në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, kundër investimit në Zvërnec.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Qarri hodhi akuza të forta kundrejt kryeministrit Edi Rama, si të përfshirë në korrupsion, por nuk përmendi në asnjë moment kryedemokratin Sali Berisha.
Ai kërkoi një ‘qeveri të sheshit’ për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe hetimin e kryeministrit Edi Rama.
“Po jetojmë një kohë kur askush nga ne nuk mund të rrijë i heshtur. Sepse nuk mund të heshtësh kur shkolla s’na mëson më asgjë, kur spitali nuk na shëron dhe kur policia nuk na mbron. Kushdo që ka vjedhur duhet të shkojë në burg, nga i pari te i fundit. Nuk mund të heshtim, sepse asnjëri nga ne nuk blen dot një shtëpi, sepse pallatet nuk ndërtohen me çimento, por me pluhurin e bardhë të trafiqeve. Shumë shpejtë vajza ime do e takojë shoqen e vet që iku jashtë shtetit, shumë shpejtë shqiptarët do e presin biletën e kthimit dhe ky do presë një biletë vetëm vajtje, por jo me avionin personal. Kam një gjë shumë të rëndësishme, ky e ka fiksim të na numërojë sa jemi në shesh. Të gjithë në burg, por ka një çështje, kushdo që na ka tradhtuar duhet të shkojë në burg. Dua t’ja jap një shifër Edi Ramës që thotë jeni 2 mijë veta. Po për 2 miliardë eurot që vjedh në vit si do ja bëjmë? Edi Rama s’duhet të numërojë as paratë, as pronat dhe as votat e shqiptarëve. Prandaj dorëheqja nuk mjafton, na duhet qeveri e sheshit për zgjedhje dhe na duhet që ai të hetohet. Ça ironia është kur e ke emrin Edi dhe nuk e di që ke mbaru”, tha Qarri.
Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare, ka deklaruar se protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve, nuk kanë lidhje vetëm me investimin në Zvërnec, por me funksionimin e shtetit në tërësi.
Komentet Xhemollari i bëri në një lidhje live nga protesta për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori për Report Tv, ku tha se SPAK zbuloi ditën e djeshme të vërtetën për grabitjen e pronave në Zvërnec të Vlorës.
Xhemollari tha gjithashtu se brezi i ri është një brez që nuk ka frikë nga sistemi, si brezat e mëparshëm.
“Ajo që po kërkohet është që këtu spitalet të të shërojnë, jo të të dërgojnë jashtë shtetit. Shkollat të jenë njësoj, si private, ashtu edhe publike. Që fermeri të mos konkurrohet nga tregjet e huaja. Po kërkojnë një Shqipëri të re, jo vetëm për Zvërnecin, të cilin SPAK e zbuloi dje si ishte e vërteta. Rama në burg, Berisha në burg, do të thotë se ata duhet t’i mbajnë duart jashtë nga drejtimi i vendit. Brezi i ri që po brumoset, është një brez që nuk ka frikë. Brezi jonë ka pasur frikë nga sistemi, nga pushtetari, nga familja. Për mua protesta fillon pas orës 21:00, kur protestuesit dalin në rrugët e qytetit dhe përshëndesin bashkëkombasit e tyre”, tha mes të tjerash Xhemollari.
Analisti Ben Andoni, në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, tha se në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë që kundërshton investimin në Zvërnec, mund të ketë ndikime të huaja, por jo në nivele ‘alarmante’.
Për Andonin, Shqipëria nuk është qendra e botës dhe sipas tij, vendi ynë është larg interesave të mëdha botërore.
“Edi Rama dhe gjithë enturazhi i tij politik kanë kaluar shumë limite. Duhet t’i thërriste mendjes në këtë situatë dhe të bënte një prapakthehu. Çdo lloj proteste ka qasje të huaja, por kryesorja është që energjia që ka si karburant këtë entuziazëm të njerëzve, duhet një lloj shkëndije. Për fatin e madh në Shqipëri pati vetëm një incident. Më vjen keq ta them, megjithëse ne prekemi nga gjëra të tilla, jemi shumë larg interesave të mëdha. Duhet të jemi vigjilentë për këto ndërhyrje të jashtme, por jo t’i maksimalizojmë kaq shumë sa thotë Rama. Nuk jemi qendër e botës”, tha mes të tjerash Andoni.
Një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Itali i është bashkuar sot protestës që kundërshton investimin në Zvërnec të Vlorës.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ai tha se nuk ndodheshin në shesh për parti politike, teksa shtoi se shqiptarët gjatë këtyre 30 viteve janë ‘jetimë’ (duke nënkuptuar që shteti nuk kujdeset për ta).
“Unë jam një mërgimtar. Kam ardhur nga Italia, nga Milano. Ju falënderoj përzemërisht. Ne nuk jemi këtu për parti. Ne tash e 30 vite jemi jetimë, edhe fëmijët tanë i kemi jetimë”, tha një prej protestuesve.
Mamaja e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë me thikë në Tiranë, Florina Cani, i është bashkuar sot protestës para Kryeministrisë, që zhvillohet kundër investimit në Zvërnec.
Gjatë fjalës së saj, Florina Cani tha se në Shqipëri mungon siguria, kujdesi shëndetësor dhe drejtësia.
Ajo shtoi se djali i saj mund të ishte në jetë nëse do të funksiononin aparaturat e zemrës në spitale.
“Mendova të bashkohem me ju sot dhe të ngre zërin për fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri, e çuam në shkollë dhe nuk u kthye. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre, që e kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe të gjitha me radhë. Qeveri e krimit. Kam 18 muaj që protestoj dhe zemra plotë po më mbushet sot që po e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit, në Shqipëri dhe në diasporë, faleminderit. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata dhe drejtësi s’ka akoma. Poshtë qeveria e krimit, poshtë Edi Rama. Dua të përmend edhe ata që i shtypin makinat nëpër rrugë, sepse nuk ka siguri. Martinin mund ta kishim sot, nëse funksiononte aparatura e zemrës. Por nuk funksionon. Edhe ai tjetri fëmij ishte, nuk po bëj me faj atë, por qeverinë tonë, sepse nuk ka asnjë kusht për siguri”, tha Florina Cani.
Në ditën e 14-të të protestës para kryeministrisë, protestuesit kanë vendosur disa këpucë.
Ata shprehen se këpucët simbolizojnë emigrantët shqiptarë.
Aktivistja dhe protestuesja që kundërshton ndërtimin e resortit nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj në Rrjoll, ka thënë sot në protestën para Kryeministrisë se ‘nuk ka gardh që i ndan shqiptarët’.
Kokaj tha se protestuesit e Rrjollit kishin marrë me vete në protestën para Kryeministrisë një pjesë të gardhit që hoqën ditën e sotme në Rrjoll (me të cilin ishte rrethuar vendi ku do të ndërtohej resorti).
Ajo tregoi gjithashtu se kishte marrë edhe një palë këpucë me vete, si gjest simbolik për të gjithë shqiptarët që janë larguar nga vendi.
““Ne kemi arritur një fitore të vogël sot në Rrjoll, kemi arritur të heqim telat me gjemba, që qeveria nuk i ka hequr dot. Kemi çliruar një pjesë të Rrjollit të gjithë sëbashku. Por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë, asgjë nuk kemi arritur. Sot kemi sjellë një pjesë të vogël nga gardhi që kemi hequr në Rrjoll. E kemi sjellë këtu para Kryeministrisë, që ata të kuptojnë që nuk ka gardh që të ndajë shqiptarët. Kemi sjellë edhe një palë këpucë, për të gjithë ata që nuk janë këtu me ne, që janë larguar. Dhe jam e bindur, që nëse të gjithë do sjellim nga një palë këpucë për ata që nuk janë më këtu, këtu do të bëhet një mal shumë i madh, më i madh se Holokausti”, tha mes të tjerash Kokaj.
Komente






Berisha car doreheqje te jap?
PërgjigjuEdhe sa kohe do te paralizohet jeta e Tirones Cdo gje ka nje cak,mbas kesaj if you cross the red line vjen perdorini I shtetit ligjor
Përgjigju