Ka vijuar në ditën e dytë protesta në qytetin e Elbasanit kundër resortit në Zvërnec. Fillimisht qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit në sheshin “Gensher “ ku dhe përcollën mesazhet e tyre. Protesta në Elbasan u shoqërua me pankarta dhe thirrje kundër asaj që protestuesit e cilësojnë si keqqeverisje.
Më pas protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Aqif Pasha” deri pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Ata ftuan të tjerët nëpër kafene tu bashkohen dhe të mos përçahen nga politika.
Ndërsa u shprehën të bindur se vetëm të bashkuar kauza e tyre do të fitoj paralajmëruan se e nesërmja do të sjell më shumë qytetar në sheshe e rrugë.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera (VIDEO+FOTO)









