Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit është futur në fuqi pas gati tre orësh vonesë. Shkak për vonesën u bë Hamasi, që nuk kishte publikuar listën e emrave me pengjet që do të liroheshin, që sipas marrëveshjes duhet të ndodhë 24 orë para shkëmbimit.
Hamasi tashmë ka publikuar emrat e tre pengjeve gra që pritet të lirohen, Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher. Bëhet fjalë për një infermiere veterinare 30 vjeçare, një vajzë 24 vjeçare e rrëmbyer në Festivalin Nova dhe një vajzë 28 vjeçare me shtetësi edhe britanike. Sipas mediave, nga ana tjetër Izraeli do të lirojë 90 gra palestineze të burgosura.
Hamasi tha se nuk e kishte bërë gati listën me emrat e pengjeve, për shkak të "arsyeve teknike në terren". Ndërkohë, që prej orës 07:30 trupat izraelite kishin filluar të tërhiqeshin nga Gaza, pas marrëveshjes së arritur në Doha. Automjetet e IDF u panë duke u larguar nga Rafah përmes korridorit të Filadelfias, i cili shtrihet përgjatë kufirit jugor me Egjiptin.
Por, ndërsa Hamasi ende s’kishte publikuar listën me emrat e pengjeve, ushtria izraelite vijoi sulmet në Gaza duke vrarë 8 persona dhe plagosur 25 të tjerë. 300 kamionë me ndihma hyjnë sot në Gaza, 50 prej tyre me naftë.
Marrëveshja mes Izraelit e Hamasit
Marrëveshja e armëpushimit pasoi disa muaj negociatash të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara dhe erdhi pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar .
Faza e parë e saj do të zgjasë gjashtë javë, gjatë së cilës 33 nga 98 pengjet e mbetura - gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç, të sëmurë dhe të plagosur - do të lirohen në këmbim të gati 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.
Tre pengje femra pritet të lirohen të dielën pasdite përmes Kryqit të Kuq, në këmbim të 30 të burgosurve secila. Pas lirimit të pengjeve të së dielës, tha kryenegociatori amerikan Brett McGurk, sipas marrëveshjes katër pengje të tjera femra të lirohen pas shtatë ditësh, e ndjekur nga lirimi i tre pengjeve të tjera çdo shtatë ditë më pas.
Gjatë fazës së parë, ushtria izraelite do të tërhiqet nga disa nga pozicionet e saj në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në veri të Gazës do të lejohen të kthehen.
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka dhënë dorëheqjen nga qeveria në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.
Sipas mediave të huaja, Ben Gvir kishte thënë se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës i kryeministrit Bënjamin Netanyahu nëse kabineti miraton marrëveshjen e armëpushimit të pengjeve me Hamasin në Rripin e Gazës.
Foto nga sulmet sot në Gaza
Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, Hamasi i ka dorëzuar Izraelit listën e pengjeve që do të lirohen. Pra, pengesa që deri më tani ka penguar hyrjen në fuqi të armëpushimit duhet të tejkalohet.
Foto nga sulmet sot në Gaza
Të paktën 8 palestinezë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në Gaza pasi zbatimi i armëpushimit është vonuar, tha Shërbimi i Emergjencave Civile Palestineze. Pesë u vranë në qytetin e Gazës, thotë Mahmoud Basal, dhe tre në veri.
IDF bombardoi me artileri dhe sulmoi me dronë disa objektiva të Hamasit në Gazën veriore dhe qendrore.
"IDF po vazhdon të operojë dhe të godasë objektivat terroriste në Rripin e Gazës. Pak më parë, artileria dhe avionët e IDF-së goditën një numër objektivash terroriste në veri dhe qendër të Gazës. IDF mbetet e gatshme në mbrojtje dhe sulm dhe nuk do të lejojë asnjë dëm për qytetarët e Izraelit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite, ndërsa armëpushimi ende nuk është futur në fuqi.
Nje shtet me tipare naziste qe komandon boten siç pretendonte musteqi. Tallen me demokratwt amerikan per nje armpushim qe kishin tesh 5 muaj veq me ja ba qefin republikanet w atyre nuk I bjen qerpiku. Bote e çuditshme por dihet se si kan me shku punet se ashtu shkojn tesh 2000 vjet
Përgjigju