Vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burg i cili u arrestua pasi vodhi 1200 lekë, KLP rrëzon kërkesën e ILD për procedim disiplinor për prokuroren e çështjes

Vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burg i cili u arrestua pasi vodhi 1200 lekë, KLP rrëzon kërkesën e ILD për procedim disiplinor për prokuroren e çështjes

Foto ne nje nga mbledhjet

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line.

Me propozimin e Komisionit Disiplinor, Këshilli vendosi me 7 vota pro dhe 2 kundër (Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti) rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedim disiplinor ndaj magjistrates Elina Kombi për shkak se faktet e pretenduara nuk përbëjnë shkelje disiplinore, pasi nga veprimet apo mosveprimet e prokurores, nuk konstatohet ardhja e ndonjë pasoje për palët në procedimin penal.

Metani kërkoi caktimin e një mase disiplinore ndaj magjistrates Elina Kombi e cila ishte prokurore e çështjes së Bilbil Hasanit i cili u vetëvra në paraburgim në 22 shkurt të 2020 pasi ishte arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve të reja. Babai i 4 fëmijëve zgjodhi t’i jepte fund jetës me një çarçaf në tualetin e burgut 313 në kryeqytet, teksa qendronte në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës.

Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Vendimet e tjera të marra në mbledhje:

Me propozimin e Komisionit Disiplinor, Këshilli vendosi me 7 vota pro dhe 2 kundër (Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti) rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedim disiplinor ndaj magjistrates ____  për shkak se faktet e pretenduara nuk përbëjnë shkelje disiplinore, pasi nga veprimet apo mosveprimet e prokurores, nuk konstatohet ardhja e ndonjë pasoje për palët në procedimin penal.

Pas paraqitjes të raportit të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin me 7 vota pro dhe 2 kundër (Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti) të relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates znj. Oliana Gjergjefi dhe lejimin e kandidates për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2020-2021.

Për dy kandidatura të tjera për këtë program, znj. Anjeza Kalanxhi dhe z. Shiqiri Manjani, Këshilli ka vendosur me 2 vota kundër ( Esmeralda Keshi dhe Alfred Balla ) dhe 7 vota pro për shtyrjen e miratimit të dy relacioneve për arsye se anetareve u nevojitej me shume kohe per tu njohur me dokumentat mbi të cilët janë hartuar këto relacione.

Këshilli vendosi me shumicë votash, të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 28 vendeve vakante për Drejtues prokurorie, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Njoftimi i vendeve vakante si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të institucionit.

Në vijim, Këshilli miratoi caktimin e përkohshëm të prokurores Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec dhe z. Lazër Çardaku,  prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër për një periudhë tre mujore.

Pasi u njoh me raportet të përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurores Daniela Sulaj (Konica) dhe prokurorit Bardhyl Shehu. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli  miratoi rregulloren mbi funksionimin e komisionit disiplinor në zhvillimin procedurave disiplinore ndaj prokurorëve, e cila ka për qëllim të përcaktojë rregulla të detajuara duke saktësuar  procedurën që zbaton Komisioni Disiplinor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në funksion të zhvillimit të procedurave disiplinore, të filluara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistratëve prokuror në Republikën e Shqipërisë, sipas ligjit Për statusin e gjyqtareve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar dhe rregulloren për transferimin e prokurorëve nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, e cila të përcakton rregulla të detajuara për kriteret dhe procedurën që zbaton Këshilli i Lartë i Prokurorisë për vlerësimin dhe renditjen e prokurorëve që kandidojnë për transferim nëpërmjet procedurës për lëvizje paralele, sipas ligjit  Për statusin e gjyqtareve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit