Çoi të dashurën prostitutë në Greqi
..."i nxjerr të palarat" pas ndarjes 

Çoi të dashurën prostitutë në Greqi<br />...
TIRANË - Kishin shfrytëzuar gjendjen e veshtire shoqërore te nje te 24-vjecareje për ta trafikuar drejt ishullit grek Kos me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion në lokale nate. Hetimi i Prokurorisë dhe policisë së Tiranës ka faktuar përfshirjen e 6 personave në këtë veprimtari të organizuar kriminale, 4 prej të cilëve u arrestuan të mërkurën (29 korrik) dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe i dashuri i vajzës.
 
Në kuadër të operacionit të koduar “Diva” policia arrestoi Anduel Kodrën 22 vjeç lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, Amaris Kodra, 22 vjeç, Rrahman Sufa, 20 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë dhe Endri Rustem, 45 vjeç lindur dhe banues në Korçë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 24-vjecari me inicialet E. F lindur dhe banues në Tiranë dhe B. D, 23 vjeç lindur Dibër dhe banues në Tiranë. Policia nuk përjashton mundësinë për përfshirje të personave të tjerë në këtë paligjmëri.
 
Policia zbardhi historinë një javë më parë kur vajza tentoi të vetëvritej duke pirë açeton pas ndarjes me të dashurin Rrahman Sufa. Dyshimet e policisë janë se ata janë grindur edhe për ndarjen e parave të fituara në klubet e natës në Greqi. Vajza pasi shpëtoi nga vdekja, iu tregoi hetuesve se kishte punuar nga 23 maji deri në korrik në Greqi si prostitutë e trafikuar nga ish- i dashuri.
 
Sufa shfrytëzoi gjendjen ekonomike të saj për ta çuar në ishullin Kos në Greqi. Atje ka ushtruar prostitucion në klubet e natës që prej fundit të Majit, në këtë ishull kundrejt shumave 50- 100 euro për klient dhe kishte pasur deri në pesë klientë në natë.
Pas denoncimit, policia gjeti në banesën e një prej të arrestuarve, pasaportën e të dëmtuarës si dhe në sistemin TIMS, u dokumentua se personat kishin kaluar me 23 maj të këtij viti drejt Greqisë.
 
Nga hetimi policia zbuloi se 3 nga personat kishin kaluar me 23 maj së bashku me përjashtim të vajzës e cila ka kaluar me taksistin Endri Rustem.
 
Deri në fillim të korrikut vajza kishte punuar në klubet e natës së ishullit Kos, kur vendosi të kthehej në Shqipëri.
 
Një javë më parë ajo tentoi vetëvrasjen ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa prokuroria e krimeve të rënda, nxori urdhrat e ndalimit për 6 personat e dyshuar si të përfshirë në këtë grup kriminal. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë