Shefi i stafit të Presidentit të Kosovës ka deklaruar se nuk mund të shtrohet në tryezën e bisedimit midis Kosovës dhe Serbisë versioni i ndarjes së territorit të Kosovës në funksion të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Bekim Çollaku i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç për vendosjen e demarkacionit midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.
Shefi i diplomacisë serbe deklaroi në Radion Europa e Lirë se serbët janë të vetëdijshëm për çështjen e pazgjidhur të Kosovës.
Sipas Çollakut, drejtuesit e lartë të Serbisë duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me trajtimin e çështjes së njohjes së Kosovës.
Ai shprehet se cilado qoftë alternativa e ndarjes, shkëmbimit të territoreve apo ndryshimit të kufijve është në dëm ët shtetit të Kosovës dhe një zgjidhje e tillë diplomatike do të cënonte stabilititetin në rajon dhe do të shkaktonte ˝efekt domino˝.
“Ata u detyrohen njerëzve të tyre para së gjithash dhe gjeneratave të ardhshme. Ne në Kosovë mbetemi të përkushtuar dhe të gatshëm për të arritur këtë qëllim dhe për të hapur kapitullin e ri të bashkëpunimit, dhe presim gjithashtu të njëjtën gatishmëri dhe përkushtim nga lidershipi në Serbi”, ka thënë ai.
Ditët e fundit është rikthyer në fokus njohja e shtetit të Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç propozon nisjen e një debati brenda shtetit serb në të gjitha nivelet për zgjidhjen e krizës diplomatike dhe territoriale të Kosovës.
Në mbështetje të dialogut të brendshëm në Serbi është dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiç.
Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet optimist për zgjidhjen e kontradiktave politike me Serbinë.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com