Çomlek me mish viçi
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 1 kg qepë të thata
- 4 thelpinj hudhër
- 1 fk uthull
- 3 lgj salcë domate
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Gjethe dafine
- Majdanoz
Përgatitja:

Kaurdisim qepët që i kemi prerë mesatarisht me vaj ulliri. Tek qepët nuk shtojmë kripë siç veprojmë zakonisht për zbutjen e tyre. Shtojmë copat e mishit të viçit dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas 10 minuta shtojmë salcën e domates, kripë, piper dhe pak ujë. Pasi mishi ka zjerë plotësisht shtojmë gjethen e dafinës, uthullën dhe një pjesë të majdanozit. E lemë të ajkoset në sobë të fikur duke shtuar në fund sipas dëshirës erëza dhe bimë aromatike.
Komente

