Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka folur për luftën e bërë me COVID në spitalin Infektiv. Ajo tha se ajo luftë është jashtëzakonisht e vështirë, por që po përballohet më së miri.
"Ndihem shumë e nderuar që jam këtu sot dhe dëgjova fjalë të mira për ata kolegë që ndihen në vijën e zjarrin, nuk është një vit pandemi, por janë shumë vite pune e paimagjinueshme, e dinë ata pacientë që vuajnë aty, ju sigurojë që është një armatë jashtëzakonshme, që japin dashuri, profesionalizëm, dhimbje të paimagjinueshme, është hera e parë që ndeshemi me pandeminë dhe që ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda. Dua t'i sigurojë ato njerëz që ne për ata kemi qenë pjesë e madhe familjes së tyre dhe dashuria dhe përkushtimi është i jashtëzakonshëm dhe një shërbesë si një familjarë i tyre që u shërben brenda mureve të spitalit, punojmë dhe vuajmë me ta në aspektin emocional, te ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë as nuk ika parë dhe as nuk do i shoh ndonjëherë, lotët janë për jetët e humbura, brenda spitaleve COVID. Koha do tregojë se sa shumë kemi investuar ne, aty nuk punohet me orare, ka filluar puna në 8 mars, atëherë kur kemi rastin e fundit, shpesh pyes veten mirë unë që e drejtoj këtë institucion, por ata të tjerët. Vijnë me dëshirë, jo se i sjellë me zor, ka vështirësi, por në këtë punë merr buzëqeshje, mesazhe pa fund, ne gëzojmë mirënjohjen e popullit, ka edhe komente negative apo staf mjekësor që nuk është në nivelin për t'u shërbyer njerëzve, por janë shumë pak. Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve kemi përgjegjësi dhe emocione dhe frikë sidomos në fillim të pandemisë, frika është larguar", tha Çomo.
Lajmi kryesor: