Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të shtunë tre ndeshjet e para për raundin e dhjetë. Tri pikë për Udinesen dhe Juventusin, ndërsa Napoli u ndal 0-0 në shtëpi nga Como.
Në ‘’Maradona’’, kampionët në fuqi të Serie A nuk shkuan më shumë se një pikë kundër Comos, teksa Napoli mund të kishte humbur nëse Morata do ishte treguar i saktë nga 11 metërshi në minutën e 26-të. Napoli mbetet sërish në krye të renditjes me 22 pikë pas dhjetë raundeve, por Roma ka mundësi të marrë kreun nëse të diel fiton kundër Milanit.
Në ‘Giovanni Zini’, vendasit e Cremoneses u mposhtën 1-2 nga Juventusi. Bardhezinjtë i dhanë tri pikë trajnerit të ri Luciano Spalletti në debutim, teksa sot festonin edhe 128 vjetorin e themelimit të klubit. Kostic dhe Cambiaso shënuan për Juven, ndërsa Vardy shkurtoi për vendasit në fundin e sfidës. Spalletti në stol u ndëshkua me karton të verdhë te Juvja.
Serie A, raundi 10-të:
E shtunë, 1 nëntor 2025
Napoli 0-0 Como
Komente







