Serie A e futbollit në Itali mbylli mbrëmjen e të hënës raundin e 27-të. Torino u mposht në shtëpi 1-5 nga Como, ndërsa Sassuolo dhe Pisa barazuan 2-2.
Në "Olimpikun" e Torinos, vendosit kanë katër ndeshje pa fitore. Torino u mposht 1-5 nga Como, në një ndeshje ku ekipi i Fabregas tregoi se nuk është më një surprizë në Serie A, por realitet. Miqtë kaluan të parët në epërsi me golin e Addai në minutën e 36-të, por në shtesën e pjesës së parë Vlasic barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fraksionin e dytë sërish Addai riktheu Comon në epërsi, ndërsa Ramon gjeti golin e tretë. Nico Paz shënoi golin e katërt, teksa katër minuta nga fundi Baturina "vulosi" ndeshjen për 1-5. Për Torinon Kristjan Asllani luajti gjithë takimin dhe u vlerësua me notën 6.4, ndër më të mirat për vendasit.
Në Reggio Emilia, Sassuolo dhe Pisa barazuan 2-2 në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. Miqtë gjetën golin e epërsisë pas vetëm katër minutave lojë. Nzola u tregua i saktë nga 11 metërshi, por Matic pas dy minutash riktheu ekuilibrat. Në minutën e 81-të Meister riktheu avantazhin te Pisa, por miqtë nuk ishte e thënë të barazonin, pasi Thorstvedt në minutën e pestë shtesë barazoi për 2-2, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.
Pas raundit të 12-të, Roma me 27 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Milani dhe Napoli me 25 pikë, si edhe Inter e Bologna me 24 pikë. Surprizon Como që me 21 pikë merr vendin e gjashtë, duke spostuar Juventusin (20 pikë) në pozitën e shtatë.
Serie A, raundi 12-të:
E hënë, 24 nëntor 2025
Torino 1-5 Como
Sassuolo 2-2 Pisa
Renditja:

Komente