Conad thirrje mediave: Ndaloni traktet mercenariste kundër biznesit

Conad thirrje mediave: Ndaloni traktet mercenariste kundër biznesit

Conad

Prej disa ditësh, në disa portale lajmesh në Shqipëri vazhdon të përhapet postimi i një qytetari, në faqen e tij në rrjetin social facebook. Bëhet fjalë për një sajesë kryekëptut, për qëllime qartësisht dashakeqe, në dëm të rrjetit të supermarketeve Conad.

Qëllimi i atij që e ka shkruar është një tjetër histori. Por ajo që të habit është fakti se si një seri faqesh, apo “media” online, e marrin këtë postim dhe e shndërrojnë në lajm, e publikojnë, pa tentuar të bëjnë edhe verifikimin më të vogël, siç e kërkojnë parimet bazë të gazetarisë. Akoma më keq, as edhe një media e tillë, nuk ka denjuar të kontaktojë subjektin e akuzuar, në këtë rast Conad-in, dhe ta pyesë se si qëndron e vërteta, apo cili është versioni i kompanisë lidhur me këtë publikim. Një tjetër parim themelor i gazetarisë ky.

Edhe nazistët në gjyqin e Nurembergut e kishin të drejtën e fjalës! Në mënyrë jo profesionale, këto “media”, kanë marrë copy-paste postimin e një njeriu dhe e kanë shndërruar në lajm, pa pyetur as për vërtetësinë e tij, as për qëllimin dhe as për pasojat që i shkaktojnë subjektit të sulmuar.

Qytetari, një person publik, në postimin e tij në facebook ngre pretendimin se në ambalazhimin e produktit kërpudha të freskëta, etiketa e vendosur në gjuhën shqipe nga ana jonë ishte vendosur mbi atë italiane, duke fshehur, sipas tij, datën e skadencës në italisht. Dhe mbi këtë insinuatë, ai ngre një furtunë sulmesh ndaj cilësisë së të gjitha produkteve që tregton rrjeti Conad.

Nëse dikush, nga këto media, do të kishte marrë mundimin të kishte bërë qoftë edhe një telefonatë, do të kishte mësuar se kërpudhave të freskëta, ashtu si domateve, portokalleve, bananeve apo mollëve, sipas ligjit europian nuk u vihet date skadence ne etikete. Vetëm me kaq mund të ishte zbuluar e vërteta e akuzave.

Ndërkohë do të duhej të ishin hedhur dyshime edhe për shkakun se përse një njeri sulmon me një argument kaq banal rrjetin më serioz të supermarketeve? Nëse do të na kishin pyetur, do të kishin mësuar se këto sulme janë pjesë e luftës së shëmtuar për terren tregtar mes konkurentëve, dhe do të ishin rezervuar të publikonin të tilla trakte mercenariste.

Ne duam të sigurojmë se Conad është sot marka që ofron garancinë më të madhe të produkteve ushqimore, me një standart 100% italian në tregun shqiptar dhe ne nuk tolerojmë prishjen e këtij standarti për asnjë arsye.

Ne mbështesim çdo lloj investigimi mediatik dhe jo vetëm, në shërbim të kontrollit mbi cilësinë e produkteve ushqimore që hidhen në treg. Por u bëjmë thirrje mediave që të tregojnë kujdes me përhapjen e lajmeve të rreme, pasi dëmtojnë interesa ekonomike dhe shkaktojnë pa

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 07/02/2019 14:53

    Supermarketi më legen. Fiks para 6 ditësh mora 4 kofsha pule me patate, të gatëshme për tu ngrën. Kur i hapëm në tavolin, ato mbanin erë. Ishin të pridhura. I bleva tek konadi pran gardës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen