Fiorentina ka marrë një fitore të çmuar në grupin e Conference League. Skuadra italiane falë fitores 0-3 në Skoci kundër Hearts ka siguruar 3 pikët e para që e kanë ngjitur në një pozitë më komode, pasi në dy ndeshjet e para kishte siguruar vetëm një pikë.
Mandragora realioi që në minutën e katër të sfidës, duke treguar pretendimet e Fiorentinës, ndërsa para se skuadrat ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes realizoi Kouame. Në pjesën e dytë gjeti rrugën e rrjetës edhe Luca Jovic, duke e ngjitur Fiorentinën në vendin e dytë në renditje me 4 pikë, 3 më pak se Basaksehiri kryesues.
Ndërkohë Villareal vijon me ritëm të shfrenuar në grupin e tij. Spanjollët për pikët e plota pas 3 ndeshjeve kanë ‘masakruar’ 5-0 Austrinë e Vienës. Golat u realizuan nga Baena, Danjuma dhe Morales ‘tripletë’. Vendin i dytë në grupin C mbahet nga Lech Poznan me katër pikë.
Sakaq West Ham ia ka dalë të fitojë në Belgjikë kundër Anderlecht me rezultatin 0-1 falë golit të Janga-s, ndërsa Cluj me të njëjtin rezultat, 0-1 mundi në Çeki Slavian e Pragës.