Alex Jimenez, ish-futbollisti i Milanit i hoqi fitoren nga duart Napolit të Allegri-t, trajnerit që e stërviti në verën e 2025 te ‘djalli’. Në Firence, në javën e 5 të kampionatit, miqtë nga Napoli realizuan të parët me mesfushorin Gilmour, i cili vulosi edhe pjesën e parë.
Mirëpo në të dytë goli i Jimenez, por edhe super pritjet e dy portierëve si De Geas dhe Milinkovic-Savic, bënë që 90 minutat të përfundonin me rezultatin 1-1. Asnjë prej skuadrave nuk doli e kënaqur me këtë rezultat, pasi Fiorentina e ka nisur shumë keq sezonin aq sa shkarkoi edhe trajnerin Grosso, ndërsa edhe Napoli kishte 6 pikë pas 4 ndeshjeve. Me këtë barazim nuk është çudi që emri i Allegr-t për t’u larguar nga Napoli.
Interesant është fakti se verën e kaluar trajneri i Napolit, i cili në atë kohë drejtonte Milanin, e largoi Jimenez nga ‘djalli’. Përplasja mes të dyve nisi për shkak të vonesave që spanjolli bënte në stërvitje, ndërsa përfundoi me fyerje nga futbollisti. U zbulua që Jimenez në një bisedë private i ishte drejtuar Allegri-t me fjalët ‘se je një trajner shumë i keq’. Për rrjedhojë mbrojtësi spanjoll u transferua te Bournmouth, por më vonë pranoi se kishte gabuar në sjelljen ndaj Allegri-t.









Komente
Komento