Tirana e ‘paralizuar’ për një ndeshje futbolli! Ky është vendimi që ka marrë qeveria për datën 25 maj, ditën kur në kryeqytet do të zhvillohet finalja e Conference League, ndërmjet ekipit të Romës dhe Feyenord, pasi ka vendosur që ta shpallë pushim për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Jo vetëm kaq, por do të kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së makinave, sepse data 25 do të jetë një ditë pa makina. Pra kush dëshiron që të vijë në kryeqytet me datë 25, nuk mund të vijë me makinë, ndërsa të gjitha akset hyrëse do të bllokohen deri në orën 6 pasdite. Qarkullimi do të jetë i lejuar vetëm për mjetet e urgjencës.
'Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpalli ditë pushimi për të gjithë institucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Për të gjithë zyrtarët publike të qarkut të Tiranës do të jetë pushim. Kjo masë merret për vazhdimin e masave për të organizuar Coference League, ku ne presim që të ketë një fluks për njerëzit që do të vijnë jo vetëm nga Italia dhe Holanda. Deri tani ne kemi pasur një interes, nga gati 5-6 herë më shumë njerëz seç ka kapaciteti Air Albania, por marrim masat që të jetë një ditë festë për të gjithë. Masat e tjera që janë po aq të rëndësishme janë ajo që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Data 25 do jetë një ditë pa makina, nuk do të ketë qarkullim të makinave në Tiranë, përveç ambulancës. Të gjitha akset hyrëse do të bllokohen në datën 25 deri në orën 6 pasdite.'- tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Nga ana tjetër zhvillimi i finales europiane të Conference League në Tiranë me 25 maj ka angazhuar edhe të gjitha strukturat e policisë dhe që prej muajt shkurt së bashku me UEFA-n ka nisur planifikimin e masave, duke qenë se në kryeqytet priten të vijnë deri në 90 mijë tifozë. Me rastin e kësaj finalje është krijuar pika kombëtare për shkëmbim informacioni për ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, duke mbledhur informacionet e nevojshme për tifozët holandezë dhe ata italianë.
Me anë të një njoftimi policia e shtetit ka saktësuar se plani i masave do të nisë që nga hyrja në pikat kufitare tokësore, detare dhe ajrore të tifozëve të Romës dhe Feyenord. Këto masa kërkojnë bllokimin e rrugëve pranë stadiumit para, gjatë dhe pas ndeshjes, por që do shtrihen deri te sheshi ‘Skënderbej’, në rrugën e Elbasanit e deri te rruga ‘Sami Frashëri’.
Ende nuk dihet saktësisht numri i efektivëve të policisë që do angazhohen, por është konfirmuar se në Tiranë do ketë policë nga Italia dhe Holanda. Sakaq policia u ka kujtuar të gjithë tifozëve se incidentet që mund të shkaktojnë mund të kenë pasoja deri në 3 vite burg.
Ndeshja e vlefshme për Conference League do luhet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ me datë 25 maj. Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se janë shitur 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total për Romën dhe Feyenord, 4 mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën u vunë dispozicion 8500 bileta u blenë nëpërmjet faqes së UEFA-s në një kohë rekord.
Shume e drejte
Përgjigju