Conference League/ Orges Shehi ndryshon emrat e Tiranën, në Gjeorgji me formacion sulmues

Conference League/ Orges Shehi ndryshon emrat e Tiranën, në Gjeorgji me formacion sulmues

Tirana në Conference League

Tirana luan të enjtën në 19:00 kundër Dinamos Batumi në Gjeorgji, për sfidën e kthimit të turit të I në Conference League. Përballja e parë në "Air Albania" përfundoi 1-1, me bardheblutë që shënuan vetëm në fundin e ndeshjes me Lushkjan, të futur nga stoli.

Duket se trajneri Orges Shehi do ndryshojë emrat në formacionin e së enjtes, teksa Përgjoni dhe Lushkja parashikohen ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, duke lënë në stol Micin dhe Deliun.

Në portë pritet Selmani, ndërsa në mbrojtjen me katër zënë vend Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Mesi i fushës përbëhet nga Jonuzi, Hila dhe Lushkja, ndërsa në sulm Hasani dhe Latifi mbështesin Abazaj. Nuk përjashtohet mundësia që Kaina të marrë minuta në majë të sulmit, kjo duke u nisur edhe nga gjendja e tij fizike pas gripit.

Te Tirana kërkojnë një sukses në Gjeorgji, teksa në përballjen e parë bardheblutë nuk ia dolën të prodhonin shumë raste, duke u mbrojtur mirë. Në rast se Tirana kalon Dinamo Batumin, sfida e radhës do jetë kundër Besiktas.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (1-4-3-3): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Latifi, Abazaj Trajner: Orges Shehi

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie