Conference League/ Partizani 'bie' në aktin e parë, Iberia e mposht 2-0 në Gjeorgji

Conference League/ Partizani 'bie' në aktin e parë, Iberia e mposht 2-0 në Gjeorgji

Iberia 2-0 Partizani

TBILISI - Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në Gjeorgji, me sfidën që vlente për aktin e parë të turit të dytë në Conference League. Të pafat nënkampionët e Shqipërisë që 90 minutat i mbyllën me një lojtar më pak dhe pësuan nga penalltia. Tanimë më 1 gusht në "Elbasan Arena" dy skuadrat do përballen në sfidën e kthimit, aty ku Partizanit i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.

Ndeshja/ Dueli nisi më mirë për vendasit, teksa duhej një gabim i Pano Qirkos që të shkaktonte penallti. Nonikashvili nuk gaboi përballë Qirkos dhe në minutën e 31-të kaloi Iberian në epërsi. Me fillimin e pjesës së dytë Partizani pësoi edhe goditjen e radhës, kur Arinaldo Rrapaj doli nga fusha pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë "Demat" me një lojtar më pak.

Vlonjati do mungojë edhe në aktin e dytë, teksa Sylla në minutën e 57-të të shënonte edhe golin tjetër (i dyshimtë për pozicion jashtë loje) për vendasit që vulosi rezultatin 2-0. Kështu, Partizani do duhet të gjejë dy gola pas një jave, duke dashur ta dërgojë sfidën me shtesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Humbja në Conference League, Orges Shehi e ka me gjyqtarin: Na penalizoi, shënojmë në ndeshjen e kthimit


Partizani humbi 2-0 me Iberian në Gjeorgji, sfida e parë kjo për turin e dytë të Conference League. Pas ndeshjes foli trajneri i "Demave", Orges Shehi. Durrsaku e kishte me gjykimin dhe kartonat e shumtë, me Rrapaj që la Partizanin me një lojtar më pak për 43 minuta lojë.

"Nga momenti daljes me karton të kuq në fushë nuk kishte aspak diferenca , madje Partizani ka luajtur më mirë se Iberia...

Jemi ndëshkuar nga një 11 metërsh pas një topi të humbur nga ana jonë dhe në tranzicion kundërshtari na kapi një moment që mund ta shmangnim. Nga minuta e 50 mbetëm nē inferioritet numerik pas kartonit tē kuq të Rrapaj dhe patjetër që menduam të  ndryshonin mënyrën se si do të vendosemi për tu rinisur.

Kur je me një lojtar më pak do të kërkosh të kapësh kundërshtarin në kundërsulm. Kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit shanset që do të kemi ti shfrytëzojmë edhe pse e dimë që do të jetë krejt tjetër ndeshje.

Gjykimi?

Mendoj që disa episode mund të ishin trajtuar ndryshe nga gjyqtari sepse kishte disa momente siç na ndëshkonte ne me kartonë gjyqtari mund të ndëshkonte edhe kundërshtarin. Mund të kishte edhe lojtarë të Iberias që mund të ndëshkoheshin me dy kartonë të verdhë. Në ndeshjen e kthimit e dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve tanë dhe do të jetë një atmosferë shumë ndryshe nga kjo në Tbilisi", tha Shehi.

Tanimë më 1 gusht në "Elbasan Arena" dy skuadrat do përballen në sfidën e kthimit, aty ku Partizanit i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online