Vrau shokun e ngushtë me armë tek ‘5 Maji’, lihet i lirë Marjus Dema

Marjus Dema, 28-vjeçari i cili vrau shokun e ngushtë Mehmet Qema, me armë zjarri, tek rruga ‘5 Maji’ në Tiranë, është lënë i lirë. Pas ankimit të Marjus Demës, të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e dënoi me burg, Gjykata e Apelit ka zëvendësuar masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për të riun.

'Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua. Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal. Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur: -Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi: -Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane - Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”.'- njofton për mediat gjykata Apelit.

Në dëshminë e parë pasi u vetëdorëzua në polici, Marjus Dema mes lotëve tha se i vinte shumë keq për shokun e tij pasi nuk donte ta vriste, por ngjarja ishte aksidentale pasi nuk e dinte që ishte e mbushur.

27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit, më 10 maj të këtij viti. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Arma e krimit tip pistoletë u dërgua në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, dukej 28-vjeçari Marjus Dema, i cili kishte marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.

Njoftimi

1627399062_1620713709marjus.jpg

Mehmet Qema dhe Marjus Dema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/07/2021 00:24

    Mire qe i lirojne,por nuk japin as arsyet.Japin nje vendim te thate,bazuar ne apelim e asgje tjeter,dhe pastaj krijojne opinion negativ ne popull.

    Përgjigju
  • alo alo: 27/07/2021 15:30

    Po vetem mbajtja e armeve pa leje denohet me minimumin 5 vite burg + vrasje nga pakujdesia deri ne 5 vite, dhe gjykata i cakton masen "Arrest ne shtepi" ? Apo kohe pushimesh tani dhe do gjykatesi ca pushime ne Maldive ?

    Përgjigju
  • Ku je enver: 27/07/2021 14:54

    Perdorimi i armeve te zjarrit dhe vrasje ne rrathana lehtesiese nuk paskan denime.

    Përgjigju
  • Spaku.vk: 27/07/2021 14:51

    Qr ca lloj drejtesie.E futi ne dhe i mori jeten edhe nuk ben asnje dite burg.Zot i madh ca po degjojme.Ishalla heres tjeter vret ata qe te lane te lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

FT: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit

FT: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit