Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8 në Conference League. Pjesë e shortit ishin skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si West Ham, Nice, AZ Alkmaar, Slovan Bratislava, Villareal, Djungarden, Basaksehir, Sivasspor. Nga ana tjetër ishin skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi play-off si Basel, Lazio, Anderlecht, AEK Larnaca, Sheriff Tiraspol, Fiorentina, Lech Poznan dhe Gent.

Goglat vendosën përballë Fiorentinën me Sivasspor, Lazion kundër AZ Alkmaar dhe Basel - Slovan Bratislava. Villareal përballet me Anderlecht, teksa West Ham me AEK Larnaca. Përballjet e kësaj fazë në Conference League do luhen në 9 dhe 16 mars. Finalja e këtij kompeticioni luhet në 7 qershor 2023 në Pragë.

Shorti:

AEK Larnaca - West Ham

Fiorentina - Sivasspor

Lazio - AZ Alkmaar

Lech Poznan - Djungarden

Basel - Slovan Bratislava

Sheriff Tiraspol - Nice

Anderlecht - Villareal

Gent - Basaksehir