Conference League, Teuta bie në shtesë ndaj Shamrock Rovers, Laçi i dorëzohet Anderlecht-it

Teuta dhe Laçi humbasin në ndeshjet e para të turit të tretë eliminator të Conference League. Kampionët e Shqipërisë e pësuan vetëm në fund në kohën shtesë nga irlandezët e Shamrock Rovers që triumfuan 1-0 në Dublin. 17- vjeçari Aidomo Emakhu ishte heroi i irlandezëve pasi u shënoi durrsakëve në kohën shtesë në minutën e 91-të. Gjithsesi kualifikimi për në play-off është i hapur dhe Teuta pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë ka mundësi të mira për të bërë përmbysjen në ndeshjen e kthimit. Më 12 gusht në Elbasan “djemtë e detit” do tentojnë kalimin në fazën play-off.

Ndërsa Laçi u dorëzua pa kushte ndaj gjigandëve  belg të Anderlecht. Në Elbasan Anderlecht fitoi bindshëm 3-0 ndaj Laçit dhe hipotekon kualifikimin në turin tjetër. Bardhezinjtë u përpoqën por përballë kishin një rival shumë të fortë . Anderlecht shënoi dy herë në pjesën e parë me Delcroix dhe Hoedt ndërsa në pjesën e dytë llogaritë i mbylli Refaelov. Laçi është thuajse i eliminuar dhe ndeshja e kthimit në Bruksel do luhet thjesht për formalitet. 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump