Conte dhe Hidink nisin aventurën me
Italinë e Holandën, Spanja cikël të ri

Conte dhe Hidink nisin aventurën me<br />Italinë e Holandën, Spanja cikël të ri
Pas super sfidës së mbrëmshme Gjermani-Argjentinë edhe pse ishte miqësore, sonte do të zhvillohen disa ndeshjet të tjera luksi mes ekipeve më të mira në Europë. Kështu Antonio Conte do të nisë aventurën e tij me Italinë në një test miqësor përballë ekipit të Holandës. Conte nuk do të ketë në dispozicion Balotelin, duke u besuar futbollistëve të tjerë si Imobile, Giovinco dhe Destro.

‘Injorimi’ i lojtarit të Liverpulit është një sinjal i qartë nga Conte për Balotelin se nëse nuk do të disiplinohet vështirë të rikthehet në kombëtare. Ndërsa Holanda e Gus Hidink ashtu si edhe Italia e nis me një trajner të ri pas largimit të Van Gal. Një tjetër ndeshje e shumë pritur sonte është edhe Francë-Spanjë, e cila do të zhvillohet në Paris.

Kampionët e Europës sonte do të nisin një cikël të ri pas largimit të senatorëve. Del Boske ka nosur revolucionin për të rikthyer Spanjën edhe njëherë në lartësinë e pak viteve më parë pas rënies zhgënjyese që pësoi në Brazil. Franca, mikpritësja e “Euro 2016” nis turin e një serie të gjatë miqësoresh, dy nga të cilat do t’i zhvillojë edhe me Shqipërinë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin