Në një kohë kur vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve me Covid-19 dhe ka rikthyer një pjesë të madhe të kufizimeve, kryeministri italian deklaron se vaksina kundër virusit do të jetë e gatshme në fillim të dhjetorit.
“Faza përfundimtare e përgatitjes, periudha e provave të vaksinës së Oxford-Irbm Pomezia-Astrazeneca do të përfundojë javën që vjen dhe dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të Dhjetorit.”, tha kryeministri italian ditën e sotme.
Agjencia përgjegjëse për liçensimin e ilaçeve nbe Bashkimin Europian (Emma) është pjesë e rishikimit të vazhdueshëm të vaksinës së krijuar nga Oxford , Biontech dhe Pfizer.
Ndërsa kryeministri theksoi se Italia ka siguruar për javët e para 2-3 milion doza, të cilët do t\u shpërndahen grupeve më vulnerabël.
“ Për javët e para të Dhjetorit ne kemi siguruar, 2-3 milionë doza të para. Të tjerat do të vijnë më vonë. Komisioni Evropian ka porositur Astra Zeneca dhe kompania të tjera miliona doza. Megjithatë për të vënë nën kontroll të plotë pandeminë mendoj se duhet të presim pranverën e ardhshme. " tha Conte.