Sot do të zhvillohen 8 ndeshjet e radhës për eliminatoret e “Euro 2016”. Spikasin ndeshjet e grupit A dhe H. Italia e Antonio Contes do ta nisë rrugën drejt “Francë 2016” në 20:45 nga Oslo në një sfidë realtivisht të vështirë përballë Norvegjisë, e cila vitet e fundit ka pësuar shumë luhatje.
Conte kërkon që të nisë aventurën në krye të Italisë me fitore duke mos e diskutuar aspak kualifikimin, por duke thyer edhe tabunë në një fushë ku nuk fitojnë për disa dekada. Ish-trajneri kampionëve të Italisë ka injektuar shpirtin e garës dhe luftën e fortë sportive që karakterizonte Juventusin në drejtimin e tij duke dominuar Seria A.
Tifozët kërkojnë fitore dhe në sulm do të jenë dy të rinj si Immobile dhe Zaza. Guus Hiddink me Holandën në grupin A e nis nga Çekia po më 20:45. Tekniku pas humbjes me Italinë në miqësore kërkon reagim të menjëhershëm përballë çekëve. Holanda vjen nga një paraqitje tepër e mirë në Botëror ku zuri vendin e tretë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com