Conte merr drejtimin e Italisë
shpresa në kombëtaren "axurro"

Conte merr drejtimin e Italisë<br />shpresa në kombëtaren "axurro"
Antonio Conte është zgjedhur trajneri i ri i kombëtares së Italisë.  Lajmin e bëri zyrtar kreu i Federatës së Futbollit, Carlo Tavecchio i cili theksoi se ish-tekniku i Juves nënshkroi për dy vjet. Conte do të përfitojë deri në 3.5 mln Euro në vit dhe sipas Tavecchios, kjo kontratë është në të njëjtën linjë me atë të paraardhësit, Cesare Prandelli.
 
Në vijim të deklaratës, kreu i spozgjedhur i federatës nënvizon faktin se një pjesë të madhe të pagës së teknikut barez do të sigurojnë sponsorët zyrtarë të kombëtares së kaltër, ndërsa në varësi të objektivave të paracaktuar do të ketë edhe premio shtesë.
 
Konferenca për shtyp e prezantimit të 45-vjeçarit do të bëhet ditën e martë në orën 11:30 në Romë.
 
Conte e nisi karrierën si trajner në vitin 2006 te Arezzo ndërsa në 2011-n mori drejtimin e Juventusit ku fitoi tre tituj kampion rresht. Emërimi i tij vjen pas dështimit të kombëtares së kaltër në Botërorin 2014 çka shkaktoi edhe largimin e Cesare Prandellit nga stoli i kombëtares.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale