Antonio Conte nuk është edhe aq i pëlqyer sa flitet në media për transferimin e tij te Paris SG. Kundër trajnerit italian ka dalë Jerome Rothen, ish-futbollisti i parisienëve, i cili thotë se një njeri i apasionuar pas futbollit nuk mund të vendosë kaq shumë kushte.
“PSG-së nuk i duhet një si ai (Conte). Pasi kam dëgjuar kërkesat e tij, është më mirë që të qëndrojë ty ku është”, ka thënë Rothen për RMC Sport. “Është më mirë të mos vijë në një klub si Paris Saint-Germain, që duhet të rindërtojë një imazh më të shëndetshëm. Duhen persona që e kanë pasion futbollin; nuk them se Conte nuk është, por duket më shumë i interesuar për çekun se sa për të stërvitur Tottenham-in, PSG-në apo çdo skuadër tjetër”.
Dhe më tej: “Nëse do të vinte me motivimin e duhur, atëherë do të ishte mirë, sepse është shumë kërkues. Por jo me kushte të caktuara ekonomike. “Që tani nuk e njohim më PSG-në, historinë e skuadrës. Po të vinte edhe një trajner me një rrogë kaq të lartë…”, ka përfunduar Rothen